Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto prezantoi sot në Komisionin parlamentar të Ingrimit, projektligjin e ri për transportin ndërqytetas. Ministri tha se reforma në këtë sistem, do të përcaktojë qarta mënyrën e liçensimit të, përiudhën për rinovimin e flotës së autobuzëve që do jetë brënda 5 viteve.
Haxhinasto theksoi se kjo reformë e thellë do te përgjysmojë numrin e linjave, që aktualisht është 588, dyfish më i lartë se nevojat e vendit. Ndërkohë parashikohet ndërtimi i 7 terminaleve të tjera dhe aplikimi i biletimit elektronik.
“Mjaftojmë të japim disa shifra për të kuptuar domosdoshmërinë e tij. Kapaciteti i autobuzëve sot është 62%, janë 1058 autobuzë në sistem të rregjistruar dhe prej tyre punojnë 810. 40 % e tyre janë të një prodhimi mbi 22 vite, vetëm 12 % janë e moshës 15 vjet. Nga analiza jonë që është bërë bazuar në metodën e “Garipetit”, një metodë moderne europiane, për përcaktimin e sistemeve të transportit publik, ku rezulton se aktualisht kemi dyfishin e linjave që i duhet vendit. Sot janë 588 linja, itinerare dhe në vlerësimin tonë nevojitet vetëm gjysma e tyre. Për të vazhduar më tej, kemi një mungesë terminalesh, ka mungesë informacioni për qytetarët që përdorin këtë shërbim, kemi mungesë kontrolli të opertimit të këtij sistemi, kemi evazion shumë të lartë fiskal dhe subjektivizëm”, deklaroi ministri.
Duke qënë një sistem që është shumë larg të ofruarit të cilësisë që meritojnë qytetarët shqiptar, shumë larg të qënurit një sektor i qëndrueshëm dhe me kapacitet për rinovim të vazhdueshëm, Haxhinasto shtoi se “kemi konceptuar këtë reformë, që e trajton problematikën në tërësinë e saj dhe rivendos numrin e duhur optimal të linjave ndërqytetase, bën riorganizimin e operatorëve mbi bazën e bashkisë, duke i krijuar atyre mundësinë dhe kapacitetet për rinovimin e flotave, mundësinë të operojnë në mënyrë të civilizuar me njëri tjetrin dhe më linjat e tjera. Duke hequr elementët e “Far Ëestit”, që vihen re në transportin ndërqytetas”.
Sipas tij, është bërë një rioganizim të linjave sipas kategorive, në kategori linja kyesore dhe kategori ushqyese, që operojnë në juridiksion dhe me kritere të ndryshme. “Po kështu kemi pregatitur si kërkesë përcaktimin e standarteve të terminaleve të autobuzëve, kemi përcaktuar kriteret që do të detajohen më tej përsa i përket biletimit. Kemi vendosur standartet për autobuzët, kategoritë e tyre që do të jenë të pranueshëm dhe planin e tyre. Për terminalet shumë e rëndësishme të kemi bashkëpunimin me pushtetin vendor, aktualisht operojnë 3 terminale në 3 bashkitë. Plani për vitin 2017 është që të kemi edhe 7 të tjera. Që do të kenë parametra dhe standarte më të larta”, shtoi ministri.
Përsa i takon biletimit elektronik që është një element i sistemeve inteligjente,Haxhinasto tha se “synojmë të realizojmë nëpërmjet këtyre ndryshimeve si kërkes dhe biletimin në disa itinerare kryesore të transportit, si Tiranë- Durrës,Tiranë- Elbasan, Tiranë-Shkodërr. “Të gjithë këta element së bashku çojnë në këtë cilësi të re që do të ketë sistemi. Impakti nuk është vetëm te udhëtari, nuk është vetëm tek operatorët, por edhe te qytetarët e tjerë, sepse do të përgjysmohet ndotja e mjedisit vetëm nga ky organizim që i bëjnë sektorit. Ky ligj bën klasifikimin e linjave ndërqytetëse, linja kryesore dhe linja ushqyese”.
Ai shtoi se shumë e rëndësishme është çështja e përcaktimit të operatorëve, gjë që do ti sjellë operatorët në shoqëritë bashkiake, duke mos përjashtuar asnjë njeri nga tregu por duke i bërë pjesë të kësaj reforme.
Ministri vuri në dukje se do të përcaktohen gjithashtu kriteret dhe standartet e mjeteve që do të përdoren në sistem, aktualisht ka një sistem të flotave tejet të vjetër dhe të amortizuar. “Ndërhyrje tjetër do të jetë vetë plani i rinovimit të flotës, duke patur parasysh dhe duke respektuar maksimalisht kapacitetet e operatorëve të ri, tashmë të kërkuar sipas propozimit të ri, dhe mundësinë për rinovimin e flotave, ku është vendosur një kalendar 5 vjeçar. Në gjykimin tonë duke ruajtur marzhet e nevojave të brëndshme është plotësisht i mundshëm. Po kështu dhe përcaktimi specifik i veçorive të terminaleve dhe përcaktimi specifik i vetive teknike, fizike dhe estetike të mjeteve që do të përdoren”, tha ministri Edmond Haxhinatso.









