• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trajneri serb i Bologna që po lufton me sëmundjen e rëndë: Jam në fund të tunelit, mund ta shoh diellin sërish

by Java News
19/12/2019 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sinisa është “Legjenda”. Mihajlovic e fitoi këtë çmim të “Gazzetta dello Sport” gjatë ceremonisë së laureimit të sportistëve më të mirë të vitit. Është ora 21:45 e së mërkurës, kur trajneri i Bologna ngjitet në skenën e “Grand Gala”. Me kapelë blu, xhaketë kadifeje të errët dhe shumë i emocionuar, ai ka vëmendje maksimale. Sapo shfaqet para të ftuarve, të gjithë ngrihen ë këmbë dhe i kushtojnë një duartrokitje të gjatë. Sinisa reagon me mirënjohje: “Shikoni se si më bëtë të ndjehem i emocionuar. Faleminderit shumë, ky është një çmim prestigjioz. Më nderon dhe jep kënaqësi. Ka pak rrezik, por ia vlen”.

Mihajlovic u mirëprit në skenë nga Andrea Di Caro, zëvendësdrejtor i “Gazzetta dello Sport”. Dhe udhëtimi i serbit nëpër kujtime fillon aty: “Tri momente të karrierës sime futbollistike? Unë them 4. I pari është topi prej lëkure, që ma bleu babai im. Mbaj mend se kam përdorur një krem për ta zbutur atë. Pastaj, këpucët e mia të para të sportit. Kujtoj me nostalgji edhe fitimin e Kupës Europiane me ish-Yllin e Kuq. Hyrja në historinë e futbollit sllav ishte diçka fantastike. Momenti i katërt? Kam pasur fatin t’i luaj të gjitha ndeshjet me Mancini. Unë e bëra atë të shënojë shumë gola”.

Po momentet më të mira si trajner? Mihajlovic përgjigjet: “Fillova ta bëj këtë punë falë Mancini. Një nga kënaqësitë më të mëdha ishte bërja trajner i kombëtares sime. Pastaj, kur shkova te Milani, Sampdoria, por edhe te Bologna. Sezonin e kaluar ne bëmë një gjysmë mrekulli”. Para 4 muaj e gjysmë, Mihajloviç zbuloi se vuante nga sëmundja e rëndë e leuçemisë. Një betejë, ku po tregohet sërish luftëtar, dhe është gati ta fitojë: “Tani mund ta shoh sërish diellin, jam në fund të tunelit”. Fjalët e para të tij janë ngushëlluese, pastaj vazhdon:

“Dashuria që mora nga të gjithë më ndihmoi. Nuk doja të bëhesha hero, isha i detyruar të përballesha me këtë problem. Nuk më pëlqen të tërhiqem, të dorëzohem. Vazhdova të bëj punën time, sepse isha ende gjallë. Mezi prisja të shikoja stërvitjen, “live” nga spitali. Ato ishin gjëra, që më mbanin gjallë. Por, mbi të gjitha, familja, gruaja ime, Arianna, fëmijët e mi. Tifozët, bota e futbollit, i kam pasur të gjithë si të afërm. I falënderoj të gjithë, sepse u ndjeva sikur isha në një familje të madhe. Prandaj u ndjeva i detyruar t’i bëj njerëzit të kuptojnë se nuk duhet të kemi frikë, por të luftojmë. Ju duhet t’i jepni vetes qëllime edhe në situate kaq të vështira. Arianna ishte me mua çdo ditë. Ajo flinte në një karrige”.

Miha, më pas ka marrë një mesazh-video nga nëna e tij, Viktorija: “Ajo më gatuan, tani duhet të bëjë që të fitoj pak peshë. Jam i lumtur që e kam. Babai im kishte kancer dhe nuk munda ta përqafoja për herë të fundit, së gjalli. Tani, kur pi ilaçet, mendoj se luftoj edhe për të”. Pastaj, surpriza e dytë e mbrëmjes për Mihajloviç. Është një mesazh-video nga vëllai, Drazen: “Sinisa, ne të duam. Përpiqemi të jemi në lartësinë tënde. Unë jam krenar për ty”. Befasisht, vëllai hyn në skenë për ta përqafuar Sinisa. Ky i fundit, menjëherë merr fjalën: “Vëlla, të jam shumë mirënjohës. Më ke telefonuar disa here, kur dëgjove për sëmundjen. Je interesuar te mjekët rregullisht. Kjo nuk është diçka që e bëjnë të gjithë. Ti tregove se më do vërtet”.

Next Post
Hajdari zbardh telefonatën me Salianjin: Burgu të bën më të fortë, se dhe zemrën e ke të fortë. Do ecësh përpara

Hajdari zbardh telefonatën me Salianjin: Burgu të bën më të fortë, se dhe zemrën e ke të fortë. Do ecësh përpara

Comments 2

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    SHUME EMOCIONUSE AI QE E KA KALUAR E KUPTON KURAJO DHE VETEM KURAJO BRAVO SINISA

    Reply
  2. EDI says:
    6 years ago

    SHUME EMOCIONUSE AI QE E KA KALUAR E KUPTON KURAJO DHE VETEM KURAJO BRAVO SINISA

    Reply

Leave a Reply to EDI Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Trump emëron Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale

Presidenti Trump emëron Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale

January 30, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

E dënuar në Greqi?-Debati për mandatin e Gjokës, KLGJ e “pason” tek ILD

January 30, 2026
Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majin/ Ilir Meta: U faktua se zgjedhjet nuk ishin të lira

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë por Apeli i GJKKO e rrëzon/ Meta: Po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit tim

January 30, 2026
Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit, Koçiu: Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit, Koçiu: Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

January 30, 2026
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

Erion Veliaj depoziton në GJKKKO kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

January 30, 2026
“Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet

“Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Autoritetet italiane e kërkonin për trafik droge/ Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

Autoritetet italiane e kërkonin për trafik droge/ Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

January 30, 2026
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën arrest me burg për Ilir Metën

January 30, 2026
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

“Ministri i Drejtësisë të vërë pikat mbi ‘i’”/ Yzeiri : SPAK burgosi pa gjyq Erion Veliajn, Metën pa asnjë akuzë!

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In