• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E dënuar në Greqi?-Debati për mandatin e Gjokës, KLGJ e “pason” tek ILD

by Os De
30/01/2026 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e së premtes, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me shumicë votash të mos e marrë në shqyrtim nëse gjyqtarja e Posaçme, Irena Gjoka, duhet të qëndrojë në detyrë.

Kjo për faktin se gjyqtarjare zulton të jetë dënuar me burg nga drejtësia greke në vitin 2005, dënim që nuk është deklaruar prej saj në formularin e dekriminalizimit. Sipas KLGJ-së, diskutimin fillestar mbi vlefshmërinë e statusit të magjistrates për Gjokën duhet ta bëjë Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Qeveria e gjyqësorit e shtoi rastin e Gjokës në rendin e ditës pak para nisjes së mbledhjes, por në përfundim vendosi të mos miratojë relacionin e paraqitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës. Anëtarët që votuan kundër argumentuan se kur papërshtatshmëria lind pasi gjyqtari e ka marrë statusin e magjistratit, diskutimi duhet të bëhet nga ILD.

“Nuk mund të kemi rol aktiv ne si Këshill, kemi humbur kohë madje”, tha anëtari Ridvan Hado.

Pas këtij vendimi të KLGJ, relacioni mbi situatën e gjyqtares Gjoka do t’i përcillet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që do të vlerësojë nëse do të kërkojë më pas në KLGJ ndërprerjen e statusit të magjistrates për gjyqtaren Gjoka. Më herët, gjatë relatimit në KLGJ, përfaqësuesi i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës tha se Këshilli Gjyqësor u vu në lëvizje për Gjokën pas kërkesave të mbërritura në institucion nga individë dhe subjekte politike.

Referuar shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme, rezultonte se gjyqtarja Irena Gjoka nuk kishte gjeneralitete të tjera, përveç atyre të paraqitura në deklaratën e dekriminalizimit, se ishte e dënuar në vitin 2005 me 3 muaj burg e 1500 euro gjobë nga Gjykata e Janinës, në Greqi, se ky denim ishte konvertuar me gjobë në 4.4 euro dita, se vendimi ishte arkivuar dhe nuk ishte ekzekutuar dhe se ndaj saj nuk rezultonte të ishte caktuar ndonjë masë shtrënguese sigurie.

Nga ana e saj, përmes një shkrese të dërguar në KLGJ, gjyqtarja Gjoka ka pretenduar se nuk e ka fshehur dënimin e palës greke, por se në asnjë moment nuk ka pasur dijeni se është proceduar apo dënuar nga drejtësia e këtij vendi.

Next Post
Presidenti Trump emëron Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale

Presidenti Trump emëron Kevin Warsh, kryetar të Rezervës Federale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

August 21, 2026
Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

August 21, 2026
Festa e Pavarësisë / Detaje nga parada e madhe më 28 Nëntor, hapja te sheshi “Nënë Tereza”

Pse shqiptari i bindet vetëm arrogancës?

August 21, 2026
Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

August 21, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

August 21, 2026
Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

August 21, 2026
“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

August 21, 2026
Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

August 21, 2026
Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

August 21, 2026
VIDEO / Theu me grushte xhamat e autobusit të Unazës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

VIDEO / Theu me grushte xhamat e autobusit të Unazës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com