• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasuritë e konfiskuara në shërbim të arsimimit, Koçiu: Askush të mos mendojë se do pasurohet nga krimi

by Os De
30/01/2026 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasuritë e përfituara nga aktivitete kriminale po kthehen në shërbim të komunitetit dhe arsimit profesional. Në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz, më e madhja në vend, janë pajisur 7 klasa me bazën e nevojshme materiale, duke krijuar kushte më të mira për procesin mësimor. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli dhe drejtues të arsimit profesional vizituan klasat e pajisura me logjistikën e nevojshme për zhvillimin e praktikës profesionale.

Duke u ndalur te burimi i këtyre pajisjeve, Ministrja theksoi rëndësinë e përdorimit të aseteve të sekuestruara në funksion të interesit publik. “Po bëjmë të mundur që të gjithë pasuritë edhe asetet që janë vendosur në formë kriminale apo për shkak të korrupsionit, pra aktiviteteve të paligjshme, të gjithë këto pasuri tashmë po kthehen në dobi të komunitetit, në dobi të qytetarëve, të atyre që kanë më shumë nevojë dhe në dobi të shoqërisë”, nënvizoi ministrja.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj pohoi se sot çdo gjë po shkon drejt inovacionit, ndaj duhen krijuar sa më shumë kapacitete në këtë sektor. “Fokusi ynë është që shkollat profesionale t’i përmirësojmë, jo vetëm në drejtim të cilësisë së mësimdhënies e të shkollimit, por edhe në drejtim të ambienteve e të pajisjeve, të laboratorëve, pasi pa këto të fundit, sado i mirë të jetë edukimi apo cilësia e mësuesve, nuk arrihen dot rezultate. Ne jemi përqendruar në strukturat e mësimdhënies, laboratorët, por edhe konviktet, pasi ka raste që nxënës apo studentë që duan të ndjekin arsimin profesional nuk kanë pranë qendrave të banimit shkolla, por do bëjmë që konviktet të jenë me kushte të mira. IT sot është çelësi i suksesit për çdo të ri e të re. Nuk ka asnjë institucion publik apo privat, që të mos ketë nevojë për këtë sektor”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo nënvizoi se këto rezultate janë fryt i një përpjekjeje të përbashkët institucionale, falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve ligjzbatuese. Bashkëpunimi pozitiv mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, SPAK, BKH dhe prokurorive ka mundësuar administrimin e shpejtë dhe efikas të pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme, si dhe ndërtimin e bazës së nevojshme ligjore, duke garantuar që iniciativa të tilla të shtohen në të ardhmen. Në vijim, Ministrja theksoi se fokusi do të jetë mbështetja e pushtetit vendor dhe shtresave në nevojë, përmes përdorimit social të këtyre aseteve. “Ne do të mbështesim pushtetin vendor, duke ofruar mundësi, hapësira, edhe për strehim social, edhe për qendra sociale e rezidenciale, për shërbime sociale për shtresa në nevojë e sigurisht edhe për fëmijët e të rinjtë. Prandaj zgjodhëm shkollën profesionale këtu në Kamëz, që është një model për nga mënyra se si funksionon në fakt, për ta mirëpajisur me qëllim që ju të vazhdoni të aftësoheni akoma më shumë”, theksoi Koçiu.

Në përfundim, Ministrja e Punëve të Brendshme përcolli një mesazh të qartë kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.

“Unë doja të jepja një mesazh të fortë për të gjithë ata që zgjedhin të merren me aktivitete kriminale e që mendojnë se nëpërmjet tyre do të pasurohen, tashmë nuk mund ta bëjnë këtë”, apeloi ajo.

Përveç humbjes së lirisë, pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme nuk do të gëzohen nga autorët, por do t’i kthehen shoqërisë dhe komunitetit. Duke iu drejtuar nxënësve, Ministrja uroi suksese dhe shprehu kënaqësinë që këto investime po përkthehen në motivim dhe mundësi reale për të rinjtë, duke i inkurajuar ata që në të ardhmen t’i shohim edhe si pjesë të administratës publike.

Next Post
Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majin/ Ilir Meta: U faktua se zgjedhjet nuk ishin të lira

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë por Apeli i GJKKO e rrëzon/ Meta: Po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit tim

Comments 1

  1. Anonymous says:
    7 months ago

    Ku i keni syte,ju sh ministre,nuke i shikoni pasurite,e pafundeme nga krimi,per ato qe ju mburreni,per konfiskimin e tyre,jane qesharake.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

August 21, 2026
Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

August 21, 2026
Festa e Pavarësisë / Detaje nga parada e madhe më 28 Nëntor, hapja te sheshi “Nënë Tereza”

Pse shqiptari i bindet vetëm arrogancës?

August 21, 2026
Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

August 21, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

August 21, 2026
Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

August 21, 2026
“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

August 21, 2026
Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

August 21, 2026
Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

August 21, 2026
VIDEO / Theu me grushte xhamat e autobusit të Unazës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

VIDEO / Theu me grushte xhamat e autobusit të Unazës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com