Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje në Tiranë ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ndërsa viktima është shtetasja me inicialet N.S. 2-vjeçe.
Foshnja u gjet pa jetë nga familjarët ndërsa sipas policisë, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 26.11.2017, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në banesë ka vdekur shtetasia e mitur N.S., 2 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i vdekjes është natyral. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekjen natyrale./a.m.