• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tragjedia e Gërdecit/ Çupi: Nëse nuk dënohet Sali Berisha, vihet në diskutim ekzistenca e SPAK

by Java News
03/10/2023 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi theksoi në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla se nëse nuk dënohet Sali Berisha për “Gërdecin”, atëherë mund të vihet në diskutim vetë ekzistenca e SPAK. Sipas tij, struktura antikorrupsion do të humbte besueshmërinë tek publiku dhe se ‘shteti do të binte përballë Berishës’.

“Ne kemi të bëjmë me një vijë të hollë midis politikës dhe drejtësisë. Në këtë rast, janë shumë ngjitur me njëra-tjetrën. Për arsyen kryesore sepse kjo vrasje masive e njerëzve është e urdhëruar dhe politike, për shkak të kryeministrit dhe të bijve të tij. Një vepër që është kryer në rrethana të ushtrimit të frikës, tensionit dhe presionit mbi ministrat e qeverisë.

Në këto rrethana, unë kam përshtypjen se nuk mund, e njoh parimin e pafajësisë, e respektoj atë që thotë Daci, por do të thosha që ky është një rast, është një mijë herë më mirë të krijohet një precedent me shkeljen e prezumimit të pafajësisë sesa të shkelet një precedent i vrasjes masive nga qeveria i një populli.

Ndodhemi para dy precedentëve, njëri juridik dhe tjetri politiko-juridik. Cili është më afër asaj që quhet interesi i popullit? Drejtësia dhe gjyqet në tërë botën kanë prevaluar interesat politiko-sociale të një populli të caktuar. Ndodhemi para një zgjedhjeve, nëse nuk dënohet ish kryeministri Sali Berisha, këtu varet edhe vetë ekzistenca e SPAK.

SPAK në atë moment humb tërë besueshmërinë në publik. A na duhet ne një drejtësi e re e promovuar prej SHBA, BE prej vullnetit qytetar. Ne e marrim SPAK-un, jo si një gjë të brishtë. E marrin si gjyqet e Nuremberugt, po aq i fuqishëm. Nuk kemi sy të shikojmë një SPAK të dobët. Nëse nuk reziston kësaj here drejtësinë, bie shteti përballë Berishës, përballë një dhune shumëvjeçare që ka rezultuar me Gërdecin”, tha analisti./m.j

Next Post
FOTO/ Sara Hoxha zbulon detajet nga zënkat me Olta Gixharin në xhirimet e filmit

FOTO/ Sara Hoxha zbulon detajet nga zënkat me Olta Gixharin në xhirimet e filmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In