• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tragjedia e Fierit, një kronikë e paralajmëruar më shumë se një herë

by Ylli Pata
25/06/2021 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Normalisht, prej disa orësh, opinioni është i shokuar nga tragjedia e tmerrshme e familjes Gushi sot në segmentin e autostradës Fier –Vlorë.

Shoku është i madh, në radhë të parë për humbjen e madhe shumë të madhe, të një familjeje, e më pas pasi përbën një fenomen në kuptimin e plotë të fjalës.

Një fenomen që e vuan çdo njeri që drejton një automjet në rrugët shqiptare, e kryesisht të ashtuquajturat autostrada.

Kur të vijnë në korsinë e “shpejtësisë” makina me kilometrazh skëterrë që bëjnë sinjal me drita të gjata për të liruar korsinë. Janë më pak se një metër ngjitur kur makinat janë mbi ose rreth 100 kilometra në orë.

E çdo njëri e ka këtë stres në autostradat e vendit, ku sipas rregullores, largësia nga makina në makinë duhet të jetë një përpjestim i shpejtësisë që ecën automjeti që afrohet.

Është me 100 kilometra në orë?, duhet të jetë 100 metra, ose të paktën 50 metra. E di, këto janë pallavra për këto që e përjeton këtë stres çdo ditë, e sidomos çdo fundjavë në autostradat tona, e ka kohë që nuk ka fare, po fare sanksione nga ana e Policisë Rrugore.

Por ka shumë më keq, e ndërsa po lexoj tragjedinë e kobshme të familjes Gushi, më kujtohet një ngjarje me familjen time në vitin 2015, ku dhe unë në automjet isha me familjen time 4 anëtarëshe e që normalisht shpëtova e jemi shëndosh e mirë. Por kur lexoj për ngjarjen e sotme të Fierit, nuk arrij të qetësohem, e si të qetësohet ministri i Brendshëm, Drejtori Policisë, ai i Rrugores? E ku di unë, ca pushtetarë që merren me vogëlsira. Të cilët ka shumë gjasa që kësaj ngjarje do t’i shtojnë frazën “ore edhe ndodhin”… Madje në botë bëhen dhe filma!

Ishte 14 marsi i vitit 2017, po udhëtonim në autostradën Tiranë- Durrës në kthim, shumë afër pjesës për tu kthyer në pjesën e zonës ku banojmë. Shumë trafik, ecja maksimumi me 40-45 kilometra në orë. Makina ime me marshe manuale ecte nga i pari në të dytin, ndërsa po zbusja frenat, më këmbën në friksion për të vënë marshin e parë, ndodh një zhurmë e tmerrshme. Shumë e tmerrshme.

Prapa në sediljen e Renaulte Scenic, ndodhej gruaja me dy djemtë; njëri 2 e tjetri 7 vjeç. Imo, ishte në sediljen e posaçme për fëmijë. Ulërima! Makina u ndal vetë. Dola si i çmendur për ta “ngrënë” atë që kisha prapa të paktën me mend, kur ja behu makina e Policisë Rrugore. Mbaj mend një falje nga një djalosh që me natë ja pashë fytyrën, por di që polici më kërkoi letrat mua.

E unë ja dhashë të gjitha.. Nejse rruga u lirua, e unë hapa krahun. Disa njerëz të mirë pas nesh, morën gruan e djemtë e i çuan në shpi; mbaj mend që ishin dy gra që e bënë këtë.

Vendi u mbush me “spektatorë”. Njëri, që më tha më pas se ishte banor aty afër, më tha që djali që i ra makinës sime kot së koti, pa asnjë logjikë, i kishte thënë policit që më kërkoi dokumentet mua, se i përmendi emrin ministrit të kohës.

E kuptova logjikën e tij politike, i thashë po, e nejse prita karrotrecin për ta çuar diku në lagje makinën e më pas ta zhvendosja sipas procedurave të kompanive të sigurimit.

Por me mendjen time, ai që më ra, ishte të paktën në komisariat, i shoqëruar. Ku një oficer apo edhe nënoficer do të bënte raport, e ky raporti, sipas vlerësimeve të krerëve o do të çohej në prokurori, ose do të bëhej komunikatë, ose do të shkonte të Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Rrugore.

Të nesërmen në mëngjes, ndërsa shoku i familjes sime ishte shumë i freskët, shkova të bleja diçka në supermarketin e lagjes, që të furnizoja shtëpinë para se të dilja në punë.

Ndërsa po bëja pagesën, dikush më foli. Ishte ai që më goditi. “Më erdhi keq”, më tha. “Jam unë ai i mbrëmshmi”! “Nuk ishe në komisariat”? Ja ktheva unë!

“Ça flet o njësh, kujdes në rrugë herë tjetër!” Dhe iku, iku.

Dola nga marketi dhe e pashë që ishte bërë erë. Mu kujtua viti 1997, kur shoferët e furgonave mbanin granata difensive bosh brenda në dritare, kur çerrat e superdroguar e alkolizuar eçnin si të çmendur në rrugën e vjetër ku më shumë se 70 nuk ecje dot. Kur i shikonin, granatat, çerrat frenonin në dërrasë. Ishte bërë si modë në atë vit dhe këtë e bënin shumë nga shoferët e linjës Shkodër-Tiranë.

Më 13 mars 1997, im vëlla Neritani, që ishtë 15 vjeç atëherë mori një arkë të plotë me granata difensive nga depoja e Tepes në Shkodër, bashkë me shokët që gëluan në magazinat e ushtrisë.

Babai im i ndjerë, që si profesion ishte inxhinier miniere e zborin e bënte si xhenier, i zbërtheu detonatorët e trupin, e një ditë i futi në çantë e i çoi në komisariat. Oficeri që e priti, e ftoi në kafe dhe çantën ja dha vëllait të tij që priste me taksi pranë lokalit.

“Çoji në shpi, se në komisariat na i marrin”, tha. Ky oficer, 5 muaj më pas sulmoi Komisariatin e Shkodrës bashkë me disa shokë të tij, e sot gëzon statusin e azilit politik në një vend të Amerikës veriore… /Tema/

Next Post
Kushtetuesja përgatit “identikitin” e vendimit për Ilir Metën, Presidenti presion para “Venecias”

Kushtetuesja përgatit “identikitin” e vendimit për Ilir Metën, Presidenti presion para “Venecias”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In