• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA “lan” duart me Ukrainën, shefi i Pentagonit: Kievi nuk i merr dot tokat e pushtuara

by A R
13/02/2025 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ukraina nuk mund të rimarrë më territoret që janë pushtuar nga Rusia pas vitit 2024. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Duke folur në takimin e aleatëve ushtarak të Ukrainës në Bruksell Hegseth shtoi gjithashtu se aderimi i Ukrainës në NATO është jo realiste. Deklarata e Hegseth është më e qartë dhe më e hapur deri më tani mbi qasjen e administratës së re të SHBA-së ndaj luftës gati tre-vjeçare.

“Ne duam një Ukrainë sovrane dhe të begatë. Por ne duhet të fillojmë duke pranuar se kthimi në kufijtë e Ukrainës para vitit 2014 është një objektiv jorealist. Ndjekja e këtij qëllimi iluzion vetëm do të zgjasë luftën dhe do të shkaktojë më shumë vuajtje. Një paqe e qëndrueshme për Ukrainën duhet të përfshijë garanci të forta sigurie për të siguruar që lufta nuk do të fillojë më. Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se anëtarësimi në NATO për Ukrainën është një rezultat real i një zgjidhjeje të negociuar, përkundrazi, çdo garanci sigurie duhet të mbështetet nga trupa të afta evropiane dhe joevropiane, nëse këto trupa vendosen si paqeruajtëse në Ukrainë në çdo moment, ato duhet të vendosen si pjesë e një misioni jo-NATO. Për të qenë të qartë, si pjesë e ndonjë garancie sigurie, nuk do të ketë trupa amerikane të dislokuara në Ukrainë”, tha sekretari Hegseth.

Ai u tha gjithashtu aleatëve të NATO-s të Uashingtonit se ata do të duhet të rriten dhe të marrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë e Evropës. Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Detit të Zi nga Ukraina në mars 2014 dhe më pas mbështeti separatistët pro-rusë në një kryengritje të armatosur kundër forcave të Kievit në rajonin lindor Donbas të Ukrainës.

Shumë aleatë të NATO-s në fakt do të pajtoheshin me Hegseth se kthimi i Krimesë nga Rusia nuk është realiste dhe as presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk ka këmbëngulur në këtë si një pararendës për bisedimet e paqes.

Një zyrtar i NATO-s tha për CNN se do të kishte qenë më shqetësuese nëse Hegseth do të kishte thënë se kthimi në kufijtë e Ukrainës para vitit 2022 ishte jorealist.

Hegseth gjithashtu nuk njoftoi ndonjë ndihmë të re të SHBA për Ukrainën.

“Ne jemi gjithashtu këtu sot për të shprehur drejtpërdrejt dhe pa mëdyshje se realitetet e mprehta strategjike i pengojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të fokusohen kryesisht në sigurinë e Evropës,” tha ai.

Next Post
“Pas ngjarjeve të fundit, socialistët do të ndryshojnë…”/ Gazetari rendit arsyet!

“Pas ngjarjeve të fundit, socialistët do të ndryshojnë…”/ Gazetari rendit arsyet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

August 11, 2026
KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

August 11, 2026
Histori e trazuar

Histori e trazuar

August 11, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kushtetuta nuk është rekomandim!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com