• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndreca: Me Veliajn, SPAK ndërhyri drejtpërdrejt në zgjedhje; Zheji: Prokurori dhe gjyqtari po veprojnë me arrogancë

by A R
13/02/2025 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin Top Story, deputeti socialist Plarent Ndreca e cilësoi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të SPAK në procesin zgjedhor. Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka treguar disa të vërteta.

“Kryeministri lexoi një mesazh dhe kërkoi nga Altin Dumani të verifikojë vërtetësinë e tij, duke e konsideruar këtë një kërkesë për të ushtruar detyrën dhe jo një presion,” tha Ndreca.

Ai shtoi se nuk mund të ndalohet me burg një kryebashkiak i mandatuar nga 160 mijë qytetarë të Tiranës, duke argumentuar se proporcionaliteti duhet të jetë një parim kryesor në vendimet e drejtësisë.

“Hetimi mund të zhvillohet me masa më të lehta si detyrim paraqitjeje apo ndalim të daljes jashtë vendit. Dëmi që i shkaktohet qytetit nga ky vendim është shumë herë më i madh sesa ai që mund t’i shkaktohet një procesi gjyqësor,” tha Ndreca.

Ai e cilësoi këtë një persekutim politik dhe shtoi: “Kjo është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në zgjedhje, pasi jemi tre muaj para votimeve dhe kjo vendimmarrje ndikon drejtpërdrejt në procesin zgjedhor. Veliaj është drejtuesi politik për Tiranën.”

Nga ana tjetër, analisti Artur Zheji kritikoi qëndrimin e prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani, duke i akuzuar për arrogancë në vendimmarrjen e tyre.

“Bie në sy një arrogancë e prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani. Doktori ka dy konferenca që e lavdëron, e quan të guximshëm “, u shpreh Zheji.

Next Post
SHBA “lan” duart me Ukrainën, shefi i Pentagonit: Kievi nuk i merr dot tokat e pushtuara

SHBA "lan" duart me Ukrainën, shefi i Pentagonit: Kievi nuk i merr dot tokat e pushtuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com