• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia e familjes Gushi ‘zgjoi’ Policinë, arrestohen 251 shoferë ne 3 javë

by A R
25/07/2021 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tragjedia e familjes Gushi, në të cilën bashkëshortët me dy vajzat e tyre të mitura humbën jetën në një aksident tronditës në autostradën Fier-Vlorë, duket se shërbeu si një kambanë alarmi për policinë rrugore.

Situata kritike në akset kombëtare e jo vetëm me shoferë arrogant që qarkullonin të dehur e me shpejtësi skëterrë, bëri që policia të reagojë si asnjëherë më parë.

Kontrollet u shtrinë në mënyrë kapilare, me patrulla statike e të lëvizshme, me radarë, me dronë si dhe makina civile.

Nga data 1 korrik deri më 22 të këtij muaji, shifrat tregojnë sjelljen e papërgjegjshme dhe agresive të shoferëve në rrugë. Vetëm në tre javë në gjithë vendin janë shënuar 107 aksidente me 5 viktima dhe 151 të plagosur.

Po ashtu, në pranga ranë 251 shoferë: 154 u arrestuan për drejtim mjeti pa lejen përkatëse, ndërsa 97 për shkak se u kapën të dehur në timon.

Në të njëjtën periudhë kohore u ndëshkua me gjoba rreth 33 mijë qytetarë.

Pjesa më e madhe e gjobave është vënë për shpejtësi të lartë, e më pas vjen parakalimi i gabuar, mosmbajtja e rripit të sigurimit dhe përdorimi I celularit.

Bashkë me gjobat, në 22 ditë policia bllokoi më shumë se 1300 leje drejtimi, për shkak të tejkalimit të shpejtësie dhe përdorimit të alkoolit.

Sipas policisë, ndëshkimi i rreptë i të gjithë shkelësve pritet që të sjellë një ndërgjegjësim të drejtuesve të mjeteve duke minimizuar aksidentet, sidomos ato me pasoja fatale për jetën.

/a.r

Next Post
Lobisti që priti në SHBA Metën dhe Kryemadhin: Si u njoha me ta dhe çfarë u dhurova

Lobisti që priti në SHBA Metën dhe Kryemadhin: Si u njoha me ta dhe çfarë u dhurova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In