• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tragjedi në Alaskë! Rrëzohet një avion civil pranë një stacioni radarësh, humbin jetën të 8 persona –

by Java News
21/08/2026 11:57
Tragjedi në Alaskë! Rrëzohet një avion civil pranë një stacioni radarësh, humbin jetën të 8 persona -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Një tragjedi ndodhi  në Alaskën perëndimore, kur një avion civil me qira u rrëzua pranë një stacioni të izoluar radarësh, duke shkaktuar vdekjen e të tetë personave që ndodheshin në bord.

Aksidenti ndodhi në aeroportin e stacionit të radarit me rreze të gjatë Cape Newenham, rreth 725 kilometra në perëndim të Anchorage.

Sipas Forcave të Armatosura amerikane, avioni ishte një “mjet ajror civil nën kontratë shërbimi” dhe transportonte gjithsej tetë persona. Kreu i zyrës së Alaskës për Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), Clint Johnson, tha se në bord ndodheshin dy pilotë dhe gjashtë pasagjerë.

Avioni ishte nisur nga Anchorage dhe, sipas të dhënave paraprake, u rrëzua herët pasditen e së enjtes, gjatë procedurës së afrimit drejt destinacionit.

Komandanti i Komandës së Alaskës, i rajonit të Alaskës të Komandës së Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) dhe i Forcës së 11-të Ajrore, gjeneralmajori Robert Davis, shprehu dhimbjen e tij për humbjen.

“Ky është një humbje shkatërruese për familjen tonë ushtarake dhe komunitetet të cilave u shërbejmë”, tha ai në një deklaratë.

Davis i cilësoi personat në bord si “profesionistë të përkushtuar që po kryenin një mision jetik në një mjedis veçanërisht sfidues”.

“Prioriteti ynë absolut në këtë moment është t’u ofrojmë mbështetje të plotë familjeve, miqve dhe kolegëve të tyre në këtë moment të vështirë”, shtoi ai.

Stacioni i radarit në Cape Newenham menaxhohet nga Qendra Rajonale e Mbështetjes së Forcave Ajrore të Paqësorit dhe është pjesë e një rrjeti instalacionesh të izoluara që monitorojnë trafikun ajror në Alaskë dhe përgjatë kufijve të saj.

Autoritetet amerikane nuk dhanë më shumë informacion lidhur me misionin që po kryenin personat në bord dhe as nuk bënë publike identitetet e viktimave.

Ekipet e kërkim-shpëtimit mbërritën në vendin e rrëzimit, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In