• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiku ndërkombëtar! Italia kërkon 24 vite burg, për 4 shqiptarët e arrestuar (Emrat)

by A R
10/09/2020 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shqiptarët e akuzuar si të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të drogës, prokuroria italiane kërkoi mbi 24 vite burg.

Ata ishin pjesë e bandës rivale të “mafies Viterbo”.

Pas një viti në paraburgim, të gjithëve u është dhënë masa arrest shtëpiak, në pritje të vendimit përfundimtar të hetimeve dhe gjyqit.

Prokurori Corrado Fasanelli kërkoi një total prej mbi 24 vjet burgim për të katër shqiptarët: Rudenc Medolli, Armand Cuni, Mario Kelmendi dhe Fatjan Sopi.

Avokatët mbrojtës të tyre  do të flasin më 16 tetor, ditën në të cilën pritet gjithashtu që të jepet dënimi.

Sopi, Kelmendi, Cuni dhe Medolli janë katër trafikantë shqiptarë, të arrestuar gjatë një operacion blic antidrogës i koduar “Underground” i realizuar më 13 qershor 2019.

Droga ishte blerë në Belgjikë, trafikuar në Shqipëri dhe më pas dërgohej në Itali.

Banda do të kishte krijuar një rrjet të tregtarëve të vegjël lokalë të drogës, të shpërndarë në të gjitha qendrat kryesore të provincës, të cilët kishin rolin e “punëtorëve”.

Me uljen e një të tretës së dënimit të parashikuar nga gjykimi i shkurtuar, prokuroria kërkoi konkretisht: 6 vjet, 10 muaj dhe 20 ditë burgim për Armand Cuni, 45-vjeç, banues në Viterbo, 7 vjet e 2 muaj për Mario Kelmendi , 24 vjeç, 8 vjet për Fatjan (Fation) Sopin, 29 vjeç, si dhe 2 vjet e 4 muaj burg për Rudenc Medolli, 38-vjeç.

Medolli u dënua “vetëm” për paraburgim me qëllim të tregtisë së drogës dhe për plagosje të rënduar, pasi ai dyshohet se ka marrë pjesë në rrahjen brutale të një maqedonasi, ankesa e të cilit lejoi hetuesit të gjurmonin bandën.

Mes të arrestuarve, një tjetër shqiptar, Erjon Collaku, 40 vjeç, po gjykohet në Viterbo në një proces të zakonshëm, i cili dyshohet se kishte rolin e “korrierit” në kontekstin e shoqatës kriminale që synonte trafikimin ndërkombëtar, transportimin e kokainës nga një vend evropian tek tjetri dhe gjithashtu në Viterbo.

Gjyqi u hap të martën përpara kolegjit të kryesuar nga gjyqtarja Silvia Mattei, në prani të prokurorit romak Fasanelli, i cili kërkoi transkriptimin e përgjimeve.

/a.r

Next Post
Macron i përgjigjet Trump: Mes aleatëve duhet të respektohemi

Macron merr në 'mbrojtje' Greqinë: Turqia po e provokon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan -

U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com