• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikonin makina nga Kosova, kërkohen 50 vjet burg për 7 të arrestuar

by A R
19/04/2023 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 50 vite burg në total për 7 personat e arrestuar të akuzuar për trafikimin e automjeteve të vjedhura nga Kosova në Shqipëri, mes të cilëve dy punonjës policie.

Të pandehurit janë Selaudin Shahini, Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, Aurel Shatri dhe Fatri Braha.

SPAK pretendon se anëtarët e grupit kriminal merrnin targa shqiptare dhe ua montonin mjeteve të vjedhura në Kosovë për t’i kaluar në kufi. Në episodin e provuar, trafikimi i një mjeti “Golf 7”, kalimi në kufi është bërë teksa në timon ishte punonjësja e policisë, Vojsava Doda, efektive e Forcave Operacionale. Ajo i ka kërkuar punonjësit të kufirit që të mos e regjistronte në TIMS, dukë pretenduar se ishte në operacion e sipër.

Në seancën gjyqësore të datës 18.04.2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti konkluzionet përfundimtare duke kërkuar është kërkuar midis të tjerash:

1.Deklarimi fajtor i të pandehurit Selaudin Shahini për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a/2, 28/4, 333/a/1, 334/1 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Selaudin Shahini me 8 (tetë) vjet burgim.

2.Deklarimi fajtor i të pandehurit Ndriçim Shahini për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal , “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nga nenet 141/a/2, 28/4, 334/1, 333/a/2 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Ndriçim Shahini me 7 (shtatë) vjet e 4(katër) muaj burgim.

3.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Cara për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorrike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal , “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nga nenet 141/a/2, 28/4, 334/1, 333/a/2 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Ervis Cara me 6 (gjashtë) vjet e 8(tetë) muaj burgim.

4.Deklarimi fajtor i të pandehurit Endi Ahmetaj për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal , “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nga nenet 141/a/2, 28/4, 334/1, 333/a/2 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Endi Ahmetaj me 6 (gjashtë) vjet e 8(tetë) muaj burgim.

5.Deklarimi fajtor i të pandehurës Vojsava Doda për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nga nenet 141/a/2, 28/4, 334/1, 333/a/2 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i saj me 9 (nëntë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurës Vojsava Doda me 6 (gjashtë) vjet burgim.

6.Deklarimi fajtor i të pandehurit Aurel Shatri për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 141/a/2, 28/4, 334/1, 333/a/2 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Aurel Shatri me 5 (pesë) vjet e 4(katër) muaj burgim.

7. Deklarimi fajtor të të pandehurit Fatri Braha për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe në bazë të këtij neni, si dhe nenit 50 gërma “a” të Kodit Penal, dënimin e tij me 1 (një) vit e 6(gjashtë) muaj burgim.

Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të të pandehurit Fatri Braha me 1 (një) vit burgim.

8.Në lidhje me vuajtjen e dënimit me burgim për të pandehurit Selaudin Shahini, Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda dhe Aurel Shatri është kërkuar që ai të kryhet në në burg të sigurisë së lartë.

9.Në lidhje me vuajtjen e dënimit me burgim për të pandehurin Fatri Braha është kërkuar që të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme.

10.Gjithashtu është kërkuar konfiskimi i një autoveturë të markës Mercedes-Benz, një varëse qafe me zinxhir të trashë material serm, një orë dore me zinxhir e markës Rolex, 5820 lekë, 800 euro dhe 6 telefona celularë të markave dhe llojeve të ndryshme.

Të pandehurit janë dërguar për gjykim për faktin se grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga i pandehuri Selaudin Shahini, në përbërje të të cilit ishin dhe të të pandehurit Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, dhe Aurel Shatri, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, gjatë muajit shkurt 2022 siguronte mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhe më pas i kanë trafikuar në territorin e Republikës së Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar Morinë, Kukës me targa të vendosuranë to, që i përkisnin mjeteve të targuara dhe regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri Endi Ahmetaj ka qenë punonjës policie në detyrën trupë shërbimi i forcës së posaçme “Shqiponja”, në Sektorin e Rendit dhe Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa e pandehura Vojsava Doda ka qenë inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

I pandehuri Fatri Braha, në kohën e kryerjes së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” ka qenë punonjës policie me gradën inspektor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, si dhe më datë 24.02.2022, duke qenë me detyrë “Ndihmës specialist kontrollor“, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, Kukës, me dashje nuk ka kryer procedurat e verifikimit dhe regjistrimit në Sistemin TIMS për të pandehurën Vojsava Doda, duke i krijuar asaj lehtësira për trafikimin e një mjeti të vjedhur në Republikën e Kosovës, mjet i cili ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me targat e një mjeti tjetër të regjistruar në Shqipëri, si dhe drejtohej nga kjo e pandehur.

Veprimtaria kriminale e të pandehurve është arritur të zbulohet më datë 24.02.2022, si dhe të pandehurit janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar më datë 25.02.2022.

Nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është shtyrë seanca gjyqësore për më datë 28 prill 2023 për dhënien e konkluzioneve përfundimtare nga të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In