• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikonin emigrantë nga Belgjika në Britani/ Bastisen bazat e shqiptarëve trafikantë në Angli

by Java News
04/12/2016 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detektivët britanikë të Agjencisë Kombëtare të Luftës kundër Krimit kanë bastisur disa banesa në qytetin e Lutonit, në veri të Londrës dhe kanë arrestuar 4 shqiptarë të dyshuar se trafikonin emigrantë nga Belgjika në Britani.

Katër shqiptarët, të moshave nga 28 deri në 41 vjeç, janë arrestuar në bazë të urdhrave europianë të arrestit. Pjesë e operacionit policor, i cili dukshëm është një bashkëpunim me autoritetet belge, është edhe arrestimi i njëkohshëm i katër shqiptarëve të tjerë në qytetin Gent të Belgjikës, nga Policia Federale belge. Mendohet se ky rrjet i trafikantëve përmes pagesave sillte çdo javë në Britani rreth 20 emigrantë nga Shqipëria.

Sipas detektivit Paul Perry, të Agjencisë Kombëtare të Luftës kundër Krimit, NCA, “si rezultat  i bashkëpunimit me autoritetet belge, ne arritëm të përcaktojmë vendndodhjen dhe arrestimin e 4 personave që besohet se janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal me bashkëpunëtorë të tyre në Belgjikë. Grupi mendohet se janë përgjegjës për trafikimin nga Shqipëria në Britani nga Belgjika, përmes pagesës që u merrnin emigrantëve që më pas transportoheshin drejt Britanisë me maune”, thotë detektivi britanik.

Të 4 të arrestuarit kanë dalë përpara Gjykatës së Ekstradimeve, Westmintser Magistrates Court, në Londër dhe pritet të ekstradohen në Belgjikë për hetime të mëtejshme.

Prej vitesh, Britania mbetet një destinacion i preferuar i shqiptarëve, të cilët arrijnë një numër të konsiderueshëm, edhe pse autoritetet britanike të emigracionit dhe ato të policisë kanë përshkallëzuar përpjekjet e tyre për frenimin e ardhjeve ilegale./tch/a.k

Next Post
Frikë nga babai për arratisjen me të dashurin/ 18 vjeçarja shpik “pengmarrjen”… nga disa femra të maskuara

E pabesueshme... femrat mund të përjetojnë orgazëm deri në 4 muaj rresht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja kampione e botës për herë të dytë! Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës në shtesë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë! Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës në shtesë, bie mbretërimi i Messit

July 19, 2026
Pesë miliardë euro kredi për prona, bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

Pesë miliardë euro kredi për prona, bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

July 19, 2026
“Tirana me ‘regjim të posaçëm’, bashkim të Prrenjasit me Librazhdin”, deputetja e PS flet për ndryshimet e “Territoriales”

“Tirana me ‘regjim të posaçëm’, bashkim të Prrenjasit me Librazhdin”, deputetja e PS flet për ndryshimet e “Territoriales”

July 19, 2026
VIDEO/ Vijon protesta në ditën e 50-ë, ja pjesëmarrja e qytetarëve para Kryeministrisë në orën 20:05

VIDEO/ Vijon protesta në ditën e 50-ë, ja pjesëmarrja e qytetarëve para Kryeministrisë në orën 20:05

July 19, 2026
Finalja e Kupës së Botës 2026/ Argjentina forcon mesin e fushës, Spanja lë në stol Pedrin (Formacionet zyrtare)

Finalja e Kupës së Botës 2026/ Argjentina forcon mesin e fushës, Spanja lë në stol Pedrin (Formacionet zyrtare)

July 19, 2026
Ministri Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

Ministri Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

July 19, 2026
Gjenerata ‘Zh’, revolucioni seksual, neomarksizmi dhe milionat e Gones

Gjenerata ‘Zh’, revolucioni seksual, neomarksizmi dhe milionat e Gones

July 19, 2026
Reforma territoriale, Zhupa: PD kundër çdo plani për të shkrirë bashkitë e Delvinës dhe Konispolit

Reforma territoriale, Zhupa: PD kundër çdo plani për të shkrirë bashkitë e Delvinës dhe Konispolit

July 19, 2026
Me siluetë elegante dhe dizajnin futuri, superjahti luksoz “Yas” ankorohet në Portin e Durrësit (FOTO)

Me siluetë elegante dhe dizajnin futuri, superjahti luksoz “Yas” ankorohet në Portin e Durrësit (FOTO)

July 19, 2026
“Më hoqën rrobat, më nxorën përjashta”, Sabrija akuza djemve: Nuk janë kujdesur për mua

“Më hoqën rrobat, më nxorën përjashta”, Sabrija akuza djemve: Nuk janë kujdesur për mua

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In