• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trafikimi politik i Trump në Shqipëri, Corriere della Sera: Si ndërhyjnë njerëzit e tij në fushatën zgjedhore

by A R
07/05/2025 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, një ekip i afërt me ish-presidentin amerikan Donald Trump është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatën zgjedhore shqiptare, në mbështetje të Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Lëvizja shihet si një përpjekje për të ndryshuar drejtimin politik të vendit, në një moment kur kryeministri aktual, Edi Rama, pritet të sigurojë një tjetër mandat me një shumicë të qartë për Partinë Socialiste.

Në qendër të kësaj ndërhyrjeje qëndron Chris LaCivita, një nga drejtuesit kryesorë të fushatës së Trump për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

Ish-marinari amerikan, i plagosur në Luftën e Gjirit në vitin 1991, ka udhëhequr personalisht fushatën në terren në Shqipëri, duke e vizituar vendin tri herë. Ai ka zhvilluar mitingje elektorale, ka ndërtuar slogane dhe spote të ngjashme me ato të stilit Trump, duke portretizuar Berishën si viktimë të një “persekutimi politik socialist”, një narrativë e ngjashme me pretendimet e vetë Trump për ndjekje politike në SHBA, shkruan Corriere.

Në këtë operacion “Make Albania Great Again”, siç e përshkruan Wall Street Journal, LaCivita ka përfshirë figura të tjera të njohura të botës trumpiste, përfshirë Paul Manafort – ish-menaxherin e fushatës së Trump në 2016, i dënuar më vonë për mashtrime financiare por i falur nga vetë Trump – si dhe Tony Fabrizio, sondazhistin e fushatës së tij për 2024. Po ashtu, është përfshirë edhe vajza e Susie Ëiles, drejtuesja aktuale e stafit të fushatës së Trump dhe e afërt me Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, LaCivita nuk është regjistruar si konsulent i huaj në SHBA, ndonëse ka kontakte të vazhdueshme politike në atdhe, dhe ka deklaruar se nuk vepron me mandat zyrtar nga Trump. Kjo mbështetje vjen në një kohë kur Berisha është nën akuza për korrupsion dhe i shpallur “non grata” nga administrata Biden, gjë që e ndalon hyrjen e tij në SHBA.

Pavarësisht ndërhyrjes së jashtme, sondazhet aktuale tregojnë një epërsi të qartë të socialistëve të Edi Ramës, të cilët pritet të fitojnë 76-80 nga 140 vendet në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike parashikohet të sigurojë vetëm 52-56 vende.

Në sfondin e këtij zhvillimi, nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e establishmentit amerikan të jetë duke tentuar të parandalojë Partinë Socialiste të arrijë shumicën prej dy të tretave në Parlament, e cila do t’i jepte Ramës kontroll të plotë politik.

Rama, i konsideruar një udhëheqës i qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit, gëzon mbështetje të gjerë në Evropë, përfshirë liderë konservatorë si kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Megjithatë, opozita shqiptare, e udhëhequr nga një lider me probleme të theksuara ligjore dhe politike, mbetet e dobësuar. Operacioni i LaCivita mund të ketë edhe një synim më të ngushtë: rehabilitimin politik të Berishës dhe rilegjitimimin e Partisë Demokratike në skenën politike shqiptare.

Next Post
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com