• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • PolitikĂ«
  • KronikĂ«
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • KulturĂ«
  • Opinion
  • TendencĂ«
  • TĂ« tjera
    • Media nĂ« TranzicionArtikujt dhe intervistat e mĂ«sipĂ«rme janĂ« pjesĂ« e serisĂ« sĂ« refleksioneve rreth rolit tĂ« medias nĂ« tri dekadat e tranzicionit postkomunist, njĂ« projekt i JavaNews nĂ« bashkĂ«punim me Institutin Shqiptar tĂ« Medias, nĂ« kuadrin e Programit tĂ« Promovimit tĂ« Tranzicionit tĂ« RepublikĂ«s Çeke. PikĂ«pamjet e shprehura janĂ« tĂ« autorĂ«ve dhe nuk reflektojnĂ« domosdoshmĂ«risht pikĂ«pamjet e donatorit apo partnerit tĂ« Projektit. Çdo portal / gazetĂ« qĂ« do t’i ripublikojĂ« kĂ«to materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • ShĂ«ndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafik kokaine nga Amerika Latine drejt ZvicrĂ«s/ SPAK dĂ«rgon pĂ«r gjykim dosjen, kush janĂ« dy ‘kokat’ shqiptare qĂ« drejtonin grupin

by B K
01/07/2025 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit.

SPAK dërgon për gjykim dosjen 108/2024 për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal, nr.108 të vitit 2024 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, në ngarkim të të pandehurve:

Gëzim BAKALLI (alias Shkembim Cërmanji), i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
i. “Trafikim i lĂ«ndĂ«ve narkotike”, kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, mĂ« shumĂ« se njĂ« herĂ«, nĂ« 15 (pesĂ«mbĂ«dhjetĂ«) episode, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 tĂ« Kodit Penal, nĂ« lidhje me nenin 334/1 tĂ« Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer nĂ« formĂ«n e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal,

iii. “Falsifikim i dokumenteve”, tĂ« parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal (sa i pĂ«rket lejes sĂ« drejtimit tĂ« automjetit/patentĂ«s kosovare),

iv. “Falsifikim i letĂ«rnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, tĂ« parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal sa i pĂ«rket pasaportĂ«s kosovare),

v. “Falsifikim i akteve tĂ« gjendjes civile”, tĂ« parashikuar nga neni 191/1 i Kodit Penal (sa i pĂ«rket kartĂ«s sĂ« identitetit kosovar).

Erjon LOCI, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
i. “Prodhim dhe shitje e narkotikĂ«ve”, kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, mĂ« shumĂ« se njĂ« herĂ«, nĂ« 6(gjashtĂ«) episode, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28 pika 4 tĂ« Kodit Penal, nĂ« lidhje me nenin 334/1 tĂ« Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer nĂ« formĂ«n e pjesĂ«marrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet rreth këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar e provuar se, Prokuroria e Kantonit të Solothurnit ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj disa personave, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët, gjatë viteve 2018-2024, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal kanë importuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe ecstasy, që sigurohej kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania. Më tej, këto sasi tregtoheshin në rajonin e Kantonit të Solothurn-it, si edhe në vende të tjera.

Nga hetimet paralele të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, duke zbatuar metoda speciale të hetimit është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Zvicër dhe në Shqipëri i 12 personave (shtetas shqiptarë, zviceranë, turq dhe italianë), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal.

Autoritetet e drejtësisë zvicerianë kanë proceduar 10 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Me qëllim mbledhjen e provave që kanë të bëjnë me dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm kriminal në territorin zviceran, lidhur me trafikimin, tregtimin dhe importimin e organizuar të lëndëve narkotike, janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga këto veprime hetimore ka rezultuar e provuar se bashkëpunëtorët e personave të proceduar ose/dhe të dënuar nga autoritetet zvicerane të drejtësisë, të cilët kanë trafikuar lëndë narkotike në mënyrë të paligjshme në territorin e Konfederatës së Zvicrës në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe e kanë tregtuar atë në territorin zviceran janë dhe të pandehurit Gëzim Bakalli, si dhe Erjon Loci.

Nga aktet e administruara nĂ« kuadĂ«r tĂ« ndihmĂ«s sĂ« ndĂ«rsjellĂ«t juridike nĂ« fushĂ«n penale, ka rezultuar e provuar se tĂ« pandehurit dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«t e tyre kanĂ« koordinuar me njĂ«ri-tjetrin nĂ« kĂ«to aktivitete kriminale edhe pĂ«rmes komunikimeve me anĂ« tĂ« platformave tĂ« enkriptuara “Sky ECC”, “Threma” dhe “Signal”.

I pandehuri Gëzim Bakalli ka patur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale, të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal në 15(pesëmbëdhjetë) episode, ndërsa i pandehuri tjetër Erjon Loci, është njëri nga personat që ka ndihmuar të pandehurin Gëzim Bakalli, në transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në territorin zviceran në 6(gjashtë) episode.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Zvicër dhe Shqipëri, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

22.25 kg heroinĂ« (me pĂ«rqindje pastĂ«rtie qĂ« varionte nga 62% – 30.7%),
345.4 kg kokainĂ« (me pĂ«rqindje pastĂ«rtie qĂ« varion nga 86.9% – 44.2%),
1.000 kg kokainë, (mbetur në tentativë)
2 kg marihuanë
10ÂŽ000 tableta ecstasy
2(dy) armë zjarri (SIG 210, SIG 220), si dhe municion luftarak
njĂ« orĂ« femrash “Rolex”,
njĂ« orĂ« e markĂ«s “HUBLOT”,
dy pajisje regjistruese,
2 kapuçë maskimi dhe dokumente shkresore (kontrata shitblerje, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme),
karta bankare,
gjashtë telefona celularë
Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve, Gëzim Bakalli dhe Erjon Loci është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 108 të vitit 2024 në procedimin nr.108/1 i vitit 2025, për të cilin po vijojnë hetimet.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO shtyn vendimin pĂ«r grupin e dytĂ« tĂ« dosjes “Veliaj”, kĂ«rkohet kohĂ« pĂ«r shqyrtimin

GJKKO shtyn vendimin pĂ«r grupin e dytĂ« tĂ« dosjes “Veliaj”, kĂ«rkohet kohĂ« pĂ«r shqyrtimin

November 25, 2026
Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

November 25, 2026
Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

November 25, 2026
Reshjet bëjnë rrugët të pakalueshme në Bulqizë, problemet vazhdojnë edhe në Durrës

Rrezik për përmbytje në disa qarqe, IGJEUM paralajmëron reshje intensive të enjten

November 25, 2026
“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesĂ«n e kryeministrit dhe shmang BerishĂ«n

Tolerancë zero ndaj abuzimeve, Sula: 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore kryhen në doganën e Hanit të Hotit

November 25, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Transporti publik nesër në protestë, ja kur autobusët do të nisin qarkullimin

November 25, 2026
“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se tĂ« vetĂ«vritej, zbardhet njĂ« nga letrat e Gianni De Gennaro

“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se tĂ« vetĂ«vritej, zbardhet njĂ« nga letrat e Gianni De Gennaro

November 25, 2026
Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

November 25, 2026
Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

November 25, 2026
Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, TiranĂ«
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • PolitikĂ«
  • KronikĂ«
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • KulturĂ«
  • Opinion
  • TendencĂ«
  • TĂ« tjera
    • Media nĂ« Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • ShĂ«ndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In