Të gjithë gati për jetën e re të Francesco Tottit në krah të Noemi Bocchi. Këto ditë çifti po kryen zhvendosjen në shtëpinë e tyre të re në veri të Romës, siç dëshmojnë fotot e fundit të publikuara nga e përjavshmja “Chi”. Totti dhe Noemi kanë zgjedhur një super “penthouse”.
Në imazhe mund të shihni kompaninë e lëvizjes duke sjellë disa mobilje nga shtëpia e vjetër e Bocchi në atë ku do të vendoset me “Pupone”. Dizajnerja e luleve ndodhet në shoqërinë e të atit dhe disa teknikëve që bëjnë matjet. I pranishëm ishte edhe ish-bashkëshorti i Ilary Blasi, së bashku me një mikeshë.
“Totti iu kishte rrëfyer miqve se donte ta mbyllte shpejt ndarjen nga Ilary Blasi, edhe nëse do t’i kushtonte”, – shkruan revista e njohur italiane e gossip-it. Së fundi, një paparac i tha “Libero”:
“Imazhet nuk gënjejnë, rrallë herë e kam parë Francesco kaq të lumtur dhe të qetë. Kam foto të bukura të Noem-it duke luajtur me Francescon dhe që tregojnë se sa shumë është i dashuruar ish-kapiteni i Romës. Tani ai është vërtet i lumtur”.
/a.r











