• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Topi përkrah Metës, kundër Ramës: Ndryshimi i Kushtetutës më 2008 solli 21 janarin

by A R
04/11/2015 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Frymës së Re Demokratike, ish-president i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka dalë në një konferencë për shtyp mesditën e së mërkurës, në të cilën ka folur mbi ndryshimet kushtetuese që i nevojiten vendit, reformave më të rëndësishme që janë në rrugë e sipër për t’u ndërmarrë, si ajo e drejtësisë apo edhe çështja e dekriminalizimit, por nuk ka harruar të kujtojë edhe atë që e cilëson si “deformim mbi biseda klandestine në dëm të demokracisë”, referuar këtu ndryshimeve kushtetuese të prillit të vitit 2008.

“Çështja kryesore në programin e FRD-së është Kushtetuta e Shqipërisë. Për debatin politik në Shqipëri, që kryhet përgjithësisht në selitë e partive politike parlamentare, dua të jap notat e mia kritike për mjedisin parlamentar, ku duhet bërë debat politik siç i takon atij institucioni, por jemi të detyruar me forcë të theksojmë se jo gjithçka po shkon në drejtimin e duhur. Nuk i referohem këtu sloganit të Partisë Socialiste, por drejtimit të duhur ku duhet të shkojë Shqipëria, për të prodhuar stabilitetin politik, qëndrueshmërinë e institucioneve dhe ekonomi më të mirë. Po kalojnë 8 vite nga prilli i vitit 2008, kur brenda një nate – sikurse e mbani mend, – ndryshoi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë me vullnet të deformuar mbi biseda klandestine, duke i sjellë një dëm demokracisë në Shqipëri. Përgëzoj zërat që i referohen asaj date për efektet negative, që pati ai ndryshim i befasishëm, në interes të dy individëve – siç e kam thënë gjithmonë, – por e rëndësishmja që konstatojmë ne është se ka pak përgjegjshmëri për të bërë një “mea culpa” publike për atë që ndodhi. Jemi në pragun e nevojës për reforma të rëndësishme dhe FRD kërkon që të ketë ndryshime kushtetuese, por duke i marrë proceset në mënyrë paralele. Të diskutohet mbi bazën e konsensusit të gjerë dhe jo vetëm mbi interesat e dy-tre individëve. Kjo duhet të shkojë paralel me reformën në drejtësi, që do të merrte kuptimin e vërtetë për drejtësi për gurin e themelit, qysh nga dita e zgjedhjeve. Sa për dekriminalizimin, ne jemi shprehur se ky Parlament duhet të ishte dekriminalizuar që në momentin e përzgjedhjes. Ne e kemi dhënë modelin si parti politike në të gjithë listën e të kandiduarve. Këtu gjithçka është e pastër, por nuk na rezulton e njëjta gjë me të gjitha partitë e tjera politike. Jemi të sigurt se ky Parlament do të përmbushë detyrën themelore për të cilën është zgjedhur. Ne s’jemi në Parlament sepse nuk ka funksionuar Kodi i Zgjedhjeve, ku një gen i deformuar jep një monstër dhe fatkeqësisht, ky Parlament sot për Shqipërinë përbën një monstër. Diskutohet për gjëra të jashtëzakonshme, por ditën tjetër harrohen. Nuk e di çfarë ndodh, por uroj që kjo shoqëri të mos ketë humbur forcën reaguese. Vendi ka probleme të mëdha me stabilitetin politik, inekzistent sa kohë që në komunikim me njerëzit bëhet thirrje për destabilizim. Nuk duhet një gjë e tillë tashmë që duam të hyjmë në Europë”, tha ndër të tjera Bamir Topi, kreu i Frymës së Re Demokratike.

/ Top Channel

Next Post

Presidentja Jahjaga sfidohet me ligjet e miratuara në bufe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Republika popullore e protestës

Për Gjykatën e Dhomës së Gjumit, që e kemi shpikur

October 1, 2026
Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

October 1, 2026
“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

October 1, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

October 1, 2026
Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

October 1, 2026
Elbasani ‘fole’ prostitucioni, rritet numri i grave që vijnë nga Spanja e Kolumbia

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze! Merrnin apartamente e banesa me qira ditore

October 1, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Jo një proces formal”- Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të jenë pjesë e ligjbërjes dhe negociatave me BE-në

October 1, 2026
Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

October 1, 2026
Marco Rubio: SHBA-të janë të hapura për bisedime me Iranin në OKB -

Sekretari Rubio urdhëroi delegacionin iranian të largohet nga SHBA pas bllokimit të bisedimeve

October 1, 2026
Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com