• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tomor Alizoti: Deputetët socialistë janë injorantë, luajnë me topa letrash. Si do na mbrojnë këta, nëse na sulmon Rusia apo Serbia?

by Os De
17/09/2025 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tomor Alizoti thotë se deputetët e këtij Parlamenti janë qesharakë.  Dhe e ka vetëm për ata socialistë, jo për kolegët e tij në PD.  Sipas Alizotit, deputetët socialistë janë injorantë, që nuk njohin asnjë ligj. 

“Shiko, situata duke qenë shumë tragjike është edhe komike. Mendoj që Kuvendi, ose fjala kuvend në gjuhën shqipe, brenda vetes ka doza të mëdha serioziteti. 

Dhe nëse ka një gjë sot që në të vërtetë është shumë tragjike, është realisht tragjike, është sepse në çdo kuvend që ka patur ky popull, në ato të voglat nëpër fshatra, male, fusha, kudo, ka patur një element që ka qenë serioziteti. 

Kuvendi i sotëm është një garë cirku, kush mund të duket me karagjoz se tjetri. Dhe kjo situatë në këtë vend me një krizë kaq të madhe, sociale, ekonomike, shoqërore, në këtë botë dinamike e cila gjithë rendi botëror lufton ose është në një fazë të një rendi të ri botëror, është komplet jashtë orbitës, është jashtë tokës. Është në kozmos fare. 

Dhe kjo është një tragjedi e madhe për vendin. Pra ai kuvend aty, dje kishte një diskutim për çështjen e kushtetutës dhe një pjesë e madhe nuk e kupton në vetvete çfarë është kushtetuta. Që ligji themeltar, ligji baze që përcakton linjën e një shteti, a është shtet totalitar, diktatorial, demokratik, bazohet në kushtetutë, ata e shkelin në një mënyrë… me një diletantizëm sepse nuk e kuptojnë. 

Sepse fatkeqësia është, duhet thënë, njerëzit e kuptojnë që ky mund të jetë parlamenti më tragjik. 

Balla dhe disa të tjerë janë njerëzit që e dinë mirë këtë gjë bashkë me liderin e tyre. Shiko, kur je tërë kohës me të keqen, ndonjëherë e kupton por edhe e shijon. Ky mund të jetë nga pjesa që e shijon këtë gjë.  

Megjithatë duhet thënë që parlamenti është tragjik, është turp ta them por është turp të jesh pjesë atje në Kuvendin Popullor të Shqipërisë me një pjesë të madhe të atyre që do kesh dhe do të shikohen lëkundje të forta sizmike. 

Nuk kemi të bëjmë me politikë. Si mund të jesh më  votuari? Këtë e dinë të gjithë. Nuk mban dot një fjalim politik. Po të kishin lënë këta më të votuarit e di ti se çfarë emri do më kishin vënë mua apo kolegëve? Do të ndërtosh ligje, do japësh një vizion për këtë vend. 

Po çfarë do të ndodhë më Shqipërinë. Sepse unë e thashë, sepse unë gjithmonë kapërcej tek politika e jashtme. Është shumë rëndësishme. Është Evropa në një krizë të madhe. Nuk po di. Sepse tërheqja e Amerikës, pozicionimi i saj te Kina, ngel ajo e pambrojtur. 

Si do të mendojmë ne për Kosovën, si do unifikohemi, si do mbrohemi nëse nesër Rusia provokon, Serbia… 

Shumica aty nuk e marrin vesh. Jemi në një kaos, në një cirk të madh që shumica aty luajnë me topa, ca luajnë me kafshët. 

Dhe jemi në këtë cirk, ata nuk e kuptojnë njëherë. Do ta mbajë dikush që ka marrë 20 mijë vota, që nuk e di fare se çfarë është, p.sh, memorandumi i Bukureshtit në lidhje me Ukrainën për sigurinë e Evropës. 

Se do ta diskutojë në Kuvend ai. Ata dinë vetëm, me jep kaq, të jap kaq. Pazar….”, tha ai. 

Next Post
Ekspertja: 80 mijë shqiptarë investojnë në kriptomonedhë, fitimet sa 1/3 e buxhetit të shtetit

Ekspertja: 80 mijë shqiptarë investojnë në kriptomonedhë, fitimet sa 1/3 e buxhetit të shtetit

Comments 1

  1. ccc says:
    10 months ago

    Nga Rusia e Serbia duhet te na mbrojne agjentet e BIA e SVR ne partine-nevotjoren tuaj! Eshte stresuese dhe revoltuese kur banda me e felliqur antikombetare ben sikur shqetesohet per sigurine e vendit! Neveri per keta plehra!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhafaj kritika të forta Bogdanit: E keni kthyer KLP në strehë për fëmijët e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Xhafaj kritika të forta Bogdanit: E keni kthyer KLP në strehë për fëmijët e prokurorëve dhe gjyqtarëve

July 7, 2026
VIDEO / 3 mijë ndërhyrje koronare në QSUT: 2,500 urgjenca dhe 100 pacientë të huaj

VIDEO / 3 mijë ndërhyrje koronare në QSUT: 2,500 urgjenca dhe 100 pacientë të huaj

July 7, 2026
Aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë, në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

Aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë, në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

July 7, 2026
Spitali i ekselencës europiane në Tiranë, Rama: Do trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara

Spitali i ekselencës europiane në Tiranë, Rama: Do trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara

July 7, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tronditëse në Selanik, abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe…

July 7, 2026
Ajola Xoxa merret zyrtarisht e pandehur, SPAK i komunikon akuzat

Gjyqi për Erion Veliajn, Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes

July 7, 2026
Strategjia e Erdoganit që ta vendosë Turqinë në qendër të NATO-s

Strategjia e Erdoganit që ta vendosë Turqinë në qendër të NATO-s

July 7, 2026
Gjyqi i Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, zbulohet deklarata e tij

Gjyqi i Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, zbulohet deklarata e tij

July 7, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Rinovimi politik dhe standardi i dyfishtë

July 7, 2026
Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri!

Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri!

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In