Nga Artan Fuga/
E politizuam, e kthyem në çështje kombëtare, e transformuam në problem mbarëkombëtar, e shoqëruam me masa policore sikur do bëhej rregjistrimi i popullsisë në kohën e monizmit, e trajtuam si çështje diplomatike, i dhamë simbolikën e suksesit të zhvillimeve të vendit tonë, ekonomike, sociale dhe kulturore, i shtymë nja pesë muaj nga jeta me pritshmërinë e kësaj dite plot ankth, u tensionuan me plisa, me ballista, me partizanë, me legalista, heroi mbaroi në qeli, i kapur me armë,
një bebe i vetëm i pakulturuar ndër ne që qëlloi me llastiqe si Coli te një fim me guerrilsa italianët,
e shoqëruam me nota protestash, ku ambasadori ynë nuk pranon të marri notën a thua se nuk ka rolin edhe të postjerit, andej nga veriu anash këmbëve të urës tensione mes nesh dhe atyre, luftë për kontroll biletash,
trajnerit i dhamë edhe titullin doktor në socio-llo-llo-gji, dhe ku u derdh alkooli me shishe, sipas fotografive, në mjedise shkolle, e paparë, e padëgjuar,
bllokuam qarkullimin rrugor, tunelet, sollëm nëndetëset nga Limanpashai në Elbasan nga qafë Krraba…, dhe në fund u rrahëm me dy gola pas ndeshjes! Normale fare.
Dhe krenohemi vetëm se policët e shkretë e zemërmirë e bënë si duhet punën e tyre??? E gjitha kjo për një ndeshje basketbolli a tenisi midis ca çunash që luajnë futboll andej nga Europa dhe i dinë mirë llogaritë e tyre me njeri tjetrin…
Sporti është gjithandej biznes e ne e duam akoma luftë… Ore, mos jam në ëndërr unë, apo çfarë ???