• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“BE duhet të rindezë motorin e zgjerimit”, ish-komisioneri Stefan Fule tregon mënyrën e vetme për anëtarësim të shpejtë

by B K
01/02/2025 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditmir Bushati e nis sezonin e ri të Podkastit që drejton, “Public Square”, me një bisedë me ish-Komisionerin për Zgjerimin në BE, Štefan Fule. Në nisje të kësaj bisede, Bushati dhe Fule ndalen tek shanset reale për një zgjerim të mundshëm të BE në këto momente.

Sipas Fule, shtetet kandidate po përgatiten për zgjerim por nuk duket të ndodhë e njëjta gjë me institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së. Fule heziton të ndajë nëse kjo është një çështje vullneti politik apo plotësimi reformash, pasi sipas tij “jo të gjitha shtetet anëtare ekuptojnë se çfarë duhet bërë në mënyrë që BE-ja të jetë një organizatë funksionale” dhe për më tepër, për të mundësuar anëtarësimin e disa vendeve kandidate, teksa shton se ekziston edhe një lloj dikotomie midis shteteve.

Bashkëbiseduesit ndanë bindjen se është zhdukur plotësisht efekti i motivimit apo i ashtuquajturi motori i zgjerimit, që për pasojë ka krijuar një status quo në rastin e Ballkanit Perëndimor, që nënkupton që jo domosdoshmërisht duhet të reformoheni, por duhet që ta shisni këtë europianizim, apo kinse procesin e reformës, për hir të një stabiliteti të rrejshëm.

Në këtë pikë, Fule thotë se “në ditët e sotme aspekti i sigurisë është i një rëndësie të madhe për BE-në, për ta përfunduar këtë detyrë, sepse kur era është e fortë, ju duhet ose të braktisni projekte të caktuara, ose të shkoni nga pas me një vendosmëri më të madhe dhe me vullnet të fortë. Unë shoh vullnetin dhe qëllimin për të shkuar në atë drejtim. Por na duhet që ai motor të rindizet. Ne kemi nevojë që ato dy procese të ecin paralelisht hap pas hapi në mënyrë që të themi: “Kjo punë përfundoi!”.

Bushati thotë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia, por dhe një president i ri, në detyrë në Shtëpinë e Bardhë, në një periudhë kur BE-ja është disi e ndarë gjeopolitikisht kanë krijuar një situatë të re përsa i përket sigurisë në Europë. Por, për Fule këto dy zhvillime janë të rëndësishme pasi që kanë potencialin për t’i çuar gjërat përpara.

Bushati dhe Fule e mbyllën bisedën për Ballkanin Perëndimor duke iu referuar domsdoshmërisë për vullnet politik nga BE dhe reforma të njëmendta nga vendet kandidate si mënyrën e vetme për t’u bërë pjesë e BE brenda nja afati të shpejtë. “Kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të ruajtur rëndësinë e BE-së pasi “dështimi në këtë pike do të kishte pasoja dramatike jo vetëm për shtetet që ende po trokasin në dyert tona, dhe që unë i respektoj me gjithë zemër, por edhe për vetë BE-në”.

Next Post
Akt vandalizmi në kishën e Ksamilit, dy persona dëmtojnë ikonat dhe objektet e kultit, policia ndërhyn në kohë dhe i arreston

Akt vandalizmi në kishën e Ksamilit, dy persona dëmtojnë ikonat dhe objektet e kultit, policia ndërhyn në kohë dhe i arreston

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

August 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 Gusht 2026

August 28, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

August 28, 2026
Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

August 28, 2026
Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

August 28, 2026
Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

August 28, 2026
Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

August 28, 2026
Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

August 28, 2026

“Ndikimi sllav gati i frikshëm në Shqipëri”, Andoni: Shërbimi ynë i prapambetur, AKI më e sofistikuar

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com