• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tollumbace

by
09/10/2015 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga/

E politizuam, e kthyem në çështje kombëtare, e transformuam në problem mbarëkombëtar, e shoqëruam me masa policore sikur do bëhej rregjistrimi i popullsisë në kohën e monizmit, e trajtuam si çështje diplomatike, i dhamë simbolikën e suksesit të zhvillimeve të vendit tonë, ekonomike, sociale dhe kulturore, i shtymë nja pesë muaj nga jeta me pritshmërinë e kësaj dite plot ankth, u tensionuan me plisa, me ballista, me partizanë, me legalista, heroi mbaroi në qeli, i kapur me armë,

një bebe i vetëm i pakulturuar ndër ne që qëlloi me llastiqe si Coli te një fim me guerrilsa italianët,

e shoqëruam me nota protestash, ku ambasadori ynë nuk pranon të marri notën a thua se nuk ka rolin edhe të postjerit, andej nga veriu anash këmbëve të urës tensione mes nesh dhe atyre, luftë për kontroll biletash,

trajnerit i dhamë edhe titullin doktor në socio-llo-llo-gji, dhe ku u derdh alkooli me shishe, sipas fotografive, në mjedise shkolle, e paparë, e padëgjuar,

bllokuam qarkullimin rrugor, tunelet, sollëm nëndetëset nga Limanpashai në Elbasan nga qafë Krraba…, dhe në fund u rrahëm me dy gola pas ndeshjes! Normale fare.

Dhe krenohemi vetëm se policët e shkretë e zemërmirë e bënë si duhet punën e tyre??? E gjitha kjo për një ndeshje basketbolli a tenisi midis ca çunash që luajnë futboll andej nga Europa dhe i dinë mirë llogaritë e tyre me njeri tjetrin…

Sporti është gjithandej biznes e ne e duam akoma luftë… Ore, mos jam në ëndërr unë, apo çfarë ???

Next Post

MTI-ja refuzon regjistrimin e Elektroseverit serb 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com