• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TKZ thirrje qeverive: Të bashkojmë kombëtaret Shqipëri-Kosovë

by A R
20/08/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ditët e fundit kanë nisur pakënaqësitë pas largimit të disa futbollistëve shqiptarë nga kombëtarja e Shqipërisë tek ajo e Kosovës. Tifozët kuqezi kërkojnë t’i jepet fund këtyre situatave dhe ndasive dhe vijnë me një propozim konkret.

Grupimi i tifozëve kuqezi u ka bërë thirrje qeverive dhe federatave të futbollit të Kosovës e Shqipërisë për të bashkuar dy ekipet kombëtare. Në një mesazh të shpërndarë ky grupim kërkon krijimin e një lige të përbashkët.

Më poshtë njoftimi i plotë i TKZ-së:

tkz

“Një Komb, Një Kombëtare!

Të nderuar tifoza, Në prag të ndeshjeve kualifikuese për botërorin, “Rusia 2018”, dëshirojmë të shprehim konsideratën dhe falendërimin për kontributin dhe sakrificën e gjithë lojtarëve që kanë djersitur, po djersisin dhe do të djersisin fanellën e Kombëtares tonë.

Ky falenderim shkon për të gjithë ata futbollistë të cilët dhanë më të mirën nga vetja në kohën sa mbrojtën ngjyrat e Kombëtares shqiptare, që veshën bluzat me shkabën e zezë në gjoks, kënduan himnin kombëtar, dhe lartësuan e përfaqësuan kombin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por, nga sot, rruga ku ishim bashkë, pati një devijim, devijim ky që do të bashkohet në “udhëkryqin” e radhës. Ne, Tifozat Kuq e Zi, zotohemi se do të punojnë shumë dhe pandalshëm, që ky ri-bashkim të ndodhë sa më shpejt, dhe besojmë fuqishëm që kur kjo të arrihet, shqiptarët do të kenë një ekip shumë më gjithpërfshirës, jashtëzakonisht më të fortë, dhe të përhershëm.

Kombëtarja sot përfaqëson më së miri shtetin e përbashkët shqiptar, duke ofruar ngrohtësi për lojtarë nga pothuaje secila trevë ku flitet shqip, nga Presheva e Kumanova, nga Mitrovica e Gjakova, deri në Kavajë e Korçë. Kjo është Kombëtarja jonë, kjo është ajo që realizuan këta djemë.

Kombëtarja sot është shembulli më i mirë i suksesit nga puna e përbashkët e çdo shqiptari, dhe shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijmë të bashkuar. Futbollistët kaq mund të bënin.

Tani topi mbetet te qeveritë dhe federatat respektive të Shqipërisë e Kosovës që në vend të foto-sesioneve nga mbledhjet e përbashkëta, të kalojnë në vepra, nxjerrjen e normave dhe ligjeve, ndryshimin e ligjit për sport, për t’i hapur rrugë një kampionati konkurues në futbollin europian, dhe një ekipi kombëtar akoma më të fortë.

Tifozat Kuq e Zi O sa mirë me qenë Shqiptar!”

Next Post
Trump-afroamerikanëve: Ju jeni të varfër, e çfarë do të humbisnit?

Trump-afroamerikanëve: Ju jeni të varfër, e çfarë do të humbisnit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In