• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tjetër ngjarje e rëndë në Velipojë! Shpërthejnë disa bombola gazi, plagosen rëndë 4 anëtarët e familjes Gjoka, nisen me urgjencë drejt Tiranës

by
04/07/2021 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Velipojë, ku 4 anëtarët e një familje kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në një hotel.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka  19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç, pronarë të hotelit, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa janë transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

I lënduar ka mbetur edhe djali i familjes, i cili ka marrë vetëm një plagë të lehtë në krah dhe nuk ka pranuar të shkojë të spital për t’u mjekuar.

Shkaqet e shpërthimit të bombolave të gazit nuk dihen ende, por gazetari i “Report Tv”, Ergys Kavaja bën me dije se në magazinë, në pjesën e pasme të hotelit, ka patur një numër të konsiderueshëm bombolash dhe një cisternë gazi, një pjesë e të cilave kanë shpërthyer, duke shkaktuar edhe ngjarjen e rëndë.

Shpërthimi duket të kenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë, ndërsa gjithcka brenda është shkrumbuar. Fatmirësisht, Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë bërë të mundur nxjerrjen e 5 bombolave të pa plasura, duke shmangur pasoja edhe më tragjike të kësaj ngjarje.

Në hotel, në momentin e shpërthimit nuk ka patur pushues, por kanë qenë vetëm anëtarët e familjes Gjoka, kryefamiljarja Alketa Gjoka dhe fëmijët e saj.

Shpërthimi i bombolave të gazit është një gjë që përsëritet shpesh në vendin, tonë pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve për shmangien e përdorimit të tyre.

Vetëm disa ditë më parë, Kreu i Shërbimit Zjarrfikës së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, tha se rreth 90% e zjarreve në banesa ndodhin për shkak të shpërthimit të bombolave të gazit, ndërsa apeloi që ndërrimi i bombolave të bëhet vetëm nga njerëz të licencuar. Po ashtu Goxhaj vuri alarmin edhe për përdorimin e bombolave të ashtuquajtura portokalli, të cilat nuk duhet të rimbushen për t’u përdorur sërish.

/b.h

Next Post
Moti me surpriza, ja si pritet të ndryshojë gjatë ditës së sotme

Moti me surpriza, ja si pritet të ndryshojë gjatë ditës së sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

January 3, 2026
Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

January 3, 2026
Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

January 3, 2026
Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

January 3, 2026
Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

January 3, 2026
Anëtarja republikane e Kongresit, kritika Trumpit: Operacioni në Venezuelë u bë për kontrollin e naftës!

Anëtarja republikane e Kongresit, kritika Trumpit: Operacioni në Venezuelë u bë për kontrollin e naftës!

January 3, 2026
Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

January 3, 2026
Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

January 3, 2026
Shqipëria në BE për 5 vite? Dritan Hila: Premtimi realist, është në dorë të Bashkimit Europian

Ëndrra e një nate venezueliane në bregun e Lanës!

January 3, 2026
Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In