• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tjetër dëshmi rrëqethëse për Tiren e “Shefqet Ndroqit”: Më kërkoi 50 euro për të rruar babanë

by Java News
15/01/2021 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mbaresa Crroj tregoi këtë të premte në emisionin “Stop” se ka harxhuar 4 mijë Euro për të shëruar babain, por ky i fundit fatkeqësisht ndërroi jetë.

Crroj mendon se babai i saj ka ndërruar jetë për shkak të pakujdesisë. Ajo pretendon se ai nuk është ushqyer dhe nuk i është dhënë të pijë ujë. Përveç kësaj sipas saj ai është lënë edhe i pa pastruar.

Ajo denoncoi një pjesë të stafit shëndetësor pasi sipas të cilës kërkonin para. Crroj tregoi se edhe ajo ka pasur kontakt me sanitaren Tire Alldervishi. Sipas denoncueses, sanitarja i ka kërkuar 50 Euro vetëm që t’i rruante babain.

Mbaresa Crroj: Ajo shoqja… Ani, që unë e respektoj si motrën time, aty tek hoteli jemi bërë si motër e vëlla pavarësisht, se nuk kam lidhje me asnjërin, të bënte vetë puna nga e keqja aty… Ajo vinte çdo ditë me portofolin plot me lekë. 

Dhe shoqja, që është arrest, ajo Tirja aty, një natë ka fol me mua dhe më kërkoi 50 euro për t’i rruar babit fytyrën edhe çfarë tjetër, mos e ki problem “ta laj unë, ta shpëlaj unë”. Shkoj e marr një batanije aty me 2 mijë lekë dhe ja ndërroj çdo ditë. 

Gjëja, që më jepte më neveri  është, që ato të sëmurët atje, marrin rrobat nga jashtë, batanije me sëmundje pa larë, t’ua vejnë të sëmurëve nuk është mirë, se neve po luftojmë Covid, meqë Covid është aty. Ne kemi harxhuar shumë lekë. 

Unë kam pasur  4 000 euro, plus të miat e të vëllait… Nuk jemi kursyer, nuk jemi kursyer për asnjë gjë, asnjë gjë vetëm, se të bëhesh babi më mirë kap e jep, se 5 000 lekshja dhe 10.000 lekshja o shpirti im, atje nuk janë asgjë. Aty nuk hante bukë, nuk hante bukë 5000 lekshe-10.000 lekëshe. 

Dinë infermierët, e dinë shumë mirë se kush, nuk dua t’i bëj dëm asnjë njeriu, po infermierët vetëm, vetëm ato e dinë, se kush ka marrë lekë, kush e ka parë babin tim. Babai im ka ik vetëm nga pakujdesia. Ai nga 98 kg burrë, 98 kg burrë, erdhi  40 kg. 

Këmbët e atij, pulpat e atij nuk shikoheshin. Është normal, që Covid e ka bërë atë punë, punën e saj, poooo… ai kishte vdekur edhe për bukë dhe për ujë… Aty brenda në spital, aty brenda vidhen ilaçe. Ne kemi blerë shumë ilaçe, shumë ilaçe, si unë edhe të tjerët…vidhen dhe ilaçet e të sëmurëve.

Unë babin një ditë e kam gjetur pa larë pa ndërruar,  i kishte hipur më fal për shprehjen, pisllëku deri në kapuç. Edhe kur e them këtë, e di ajo që e ka larë babin tim. Atë ditë, 5 herë ia kam  kërkuar pizhamet, të gjithë ndërresat të m’i nxjerrin përjashta. Po a rri njeriu, një i sëmurë me Covid me pulmone të copëtuar, me mushkëri të copëtuar, të rrijë në pisllëk dhe urinë deri në kapuç?  Ky është spitali i Covid..!

Crroj është gati, që versionin e saj ta dëshmojë para drejtësisë.

g.kosovari

Next Post
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

PD, partia që kërkon të qeverisë me të shkuarën e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

September 22, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

September 22, 2026
“Jo, faleminderit”! Sylvester Stallone refuzon rolin e “ambasadorit special” të propozuar nga Trump

“Jo, faleminderit”! Sylvester Stallone refuzon rolin e “ambasadorit special” të propozuar nga Trump

September 22, 2026
Krim i rëndë/ Sherr për një vajzë, shqiptari dhe greku vrasin të miturin në Gjermani!

Krim i rëndë/ Sherr për një vajzë, shqiptari dhe greku vrasin të miturin në Gjermani!

September 22, 2026
Duma në duart e Vladimir Putin, partia ‘Rusia e Bashkuar’ merr shumicë rekord

Duma në duart e Vladimir Putin, partia ‘Rusia e Bashkuar’ merr shumicë rekord

September 22, 2026
Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

“Dihet ku është Bleona”, avokati hedh poshtë pretendimet: Sajesa të turpshme, është një mashtrim i madh…

September 22, 2026
Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

September 22, 2026
Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

September 22, 2026
Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

September 22, 2026
VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com