Një 39 vjeçare ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj, 84 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa i moshuari ka shkuar menjëherë në polici dhe ka kallëzuar nusen e djalit, me inicialet A.K, duke marrë kështu një urdhër mbrojtjeje nga komisariati numër 3.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 15.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin D.K, vjeç 84, pasi në banesë, nusja e djalit A.K, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
ma.me