• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ “Do dergjeni në birucë”… kërcënimet e të riut ndaj ish të dashurës dhe të ëmës fill pas…

by Java News
30/11/2016 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë e re ka rënë pre e persioneve nga i dashuri i saj, i cili e ka shantazhuar me video dhe foto intime, nëse ajo do t’i jepte fund marrëdhënies së tyre. Vajza ka pasur 8 muaj lidhje dashurie me shtetasin Tomas Beka dhe gjatë kësaj kohe ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me të, çaste këto, që janë filmuar dhe fotografuar nga ish-i dashuri i saj, Tomas Beka.

Mirëpo kjo lidhje intime është pikasur nga nëna e vajzës, shtetësja me inicialet E.M, e cila i ka kërkuar të bijës që të ndërpriste këtë lidhje, pasi Tomasi nuk ishte mashkulli ideal për të. Ndërprerja e lidhjes në mënyrë të menjëhershme ka sjellë irritimin e shtetasit Tomas Beka, i cili ka filluar të përndjekë nënë e bijë, duke i kërcënuar me jetë dhe shantazhuar, ndërsa në dy raste ka ketrajtuar dy shokët e klasës së vajzës, me të cilën ai ka pasur marëdhënie.

Pas presionit dhe kërcënimit me telefon me shprehjet “…do t’ju pres fytin, do dergjeni në birucë, do t’ju vras etj.”, vajza A.M është mbyllur në banesë nga frika. Ndërkohë që shantazhet kanë vijuar ndaj nënës së saj, e cila është detyruar të kallëzojë në polici Tomas Bekën. Ky i fundit pak ditë më parë është deklaruar fajtor nga gjykata e Tiranës, duke u dënuar me 7 muaj e 20 ditë burgim për akuzën e “Përndjekjes”.

Nga hetimet hetimore të kryera në vijim, rezulton se E.M. ka paraqitur kallëzim penal ndaj të pandehurit, për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme që ky shtetas po i krijonte asaj personalisht dhe familjes së saj në tërësi.

Në kallzimin dhe deklarimet e dhëna në policinë gjyqësore, E.M shprehet ndër të tjera se shtetasi Tomas Beka ka pasur një lidhje dashurore me vajzën e saj A.M. Kjo lidhje nuk është pranuar nga ana kallzueses dhe e familjes së saj. Kallzuesja pretendon se dhe vajza vetë e ka shkëputur përpara tetë muajve lidhjen me këtë person. Pavarësisht kësaj shkëputjeje, i pandehuri Tomas Beka ka vazhduar t’i shqetësojë, kërcënojë, fyejë e shajë nëpërmjet thirrjeve e komunikimeve telefonike shtetasen E. dhe vajzën e saj A. I pandehuri ka përdorur një fjalor shumë të ulët, fyes, me sharje nga më ordineret. Fyerjet, sharjet e kërcënimet ky i pandehur i ka filluar në muajin Shkurt 2016. Ky lloj shqetësimi e komunikimi, E.M, i ka krijuar gjendje ankthi, pasigurie e frike, që nga muaji Dhjetor i vitit 2015, kohë kur Tomas Beko ka plagosur një ish-shokun e shkollës së vajzës, të quajtur A.M.

Gjatë muajit Dhjetor 2015 e në vazhdim, shtetësja E.M. ka deklaruar gjithashtu se i pandehuri Tomas Beko e ndiqte nga prapa, në rrugë, në ambjente dhe lokale ku futej E. Në lidhje me këtë përndjekje, shtetësja E.M. ka deklaruar: “…Unë hyja në dyqan, ai vinte në dyqan dhe më shikonte me shikim provokues, unë ecja me vajzën në lagje, ai më ndiqte nga pas, më dilte përpara. Këto veprime të tij më krijonin një gjendje frike dhe ankthi të paparë, pasi prej këtij personi pret gjithçka. Pas kësaj periudhe përndjekjeje fizike, ai filloi më pas të më shqetësonte, fyente e kërcënonte me SMA në telefon”. Shtetësja E.M ka deklaruar se, pavarësisht mardhënieve që ky person ka pasur apo ka përsëri me vajzën e saj, sjellja e tij, veprimet e tij, telefonatat e tij i kanë krijuar një gjendje terrorizuese në familje.

Në lidhje me këtë kallëzim të shtetases, i është marrë deklarim edhe vajzës së kallzueses, shtetases A.M, e cila ndër të tjera ka deklaruar: “…Krahas presionit dhe kërcënimit me telefon me shprehjen ‘…do t’ju pres fytin, do dergjeni në birucë, do t’ju vras, etj.”, Tomasi më ka bërë presion edhe me publikimin në internet të disa fotografive intime që kemi bërë me të, kur marrëdhënia e jonë ishte normale, pasi ai disponon dhe dy video disaminutëshe. Ky fakt më ka vënë përpara një frike dhe dileme që ka bërë të mos jem e prerë në marrjen e vendimit për t’u shkëputur me të përfundimisht, pasi kisha gjithmonë frikën e publikimit të këtyre fotove e videove prej tij. Ai ka dhënë prova që mund ta bëjë një gjë të tillë, pasi ia ka dërguar mamit tim si fotot, edhe videot e marrëdhënies sonë intime. Ky është dhe shkaku pse unë jam detyruar t’u përgjigjem telefonatave të tij, SMA-ve dhe kërkesës për takime me të”, shkruan shqiptarja.com.

Në vijim të veprimeve të tij të kundërligjshme, i pandehuri Tomas Beka, në dt.30 qershor 2016, rreth orës 11:00, ka kryer veprime të kundërligjshme ndaj shtetases A. dhe shokut të saj të shkollës A.H. Në momentin që shtetësja A. ishte me shoqërinë e saj të klasës të ulur në lokal “Kristal”, përballë me Inxhinierinë e Ndërtimit, pasi më vonë do të futeshin në provim, papritur është futur në lokal i pandehuri Tomas Beka, ka kapur për krahu shtetasin A.H., duke e nxjerrë jashtë nga lokali me qëllimin “për t’u sqaruar”. A., e shqetësuar, i ka kërkuar të largohej të pandehurit, se nuk kishte më punë me të, por i pandehuri ka filluar ta shajë e ofendojë me fjalët: “je legene, je e pasinqertë…” dhe më pas ai është larguar. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me shokun tjetër me inicialet A.M, të cilin e ka plagosur lehtë./a.k

Next Post

Vendimi i Venecias për Vettingun dhe frika e Saliut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In