• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIRANE/ Arkëtarja e bankës falsifikonte firmat, fuste në xhep mijëra euro

by Java News
12/04/2017 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mendoi se nuk do te pikasej nga shefat apo qytetaret, qe me mirebesim mendonin se parate e tyre ishin te sigurta ne banke apo se merrnin aq sa u takonin. Nje arketare me inicialet M.B, e nje banke te njohur ne kryeqytet, ka bere kerdine duke zhvatur parate e bankes apo edhe te qytetareve. Duke falsifikuar firmat e klienteve, ajo terhiqte nga llogarite e tyre shuma te caktuara, te cilat i fuste ne xhepin e saj.

Gjithashtu, duke perfituar edhe nga mosha e disa prej klienteve, ajo ka plotësuar mandatet e tërheqjes për shuma më të mëdha nga sa u ka dorëzuar në realitet atyre, duke përfituar për vete diferencën.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfunduar hetimet ndaj kesaj shtetaseje dhe e ka dërguar për gjykim. Gruaja eshte hetuar teksa ndodhet në burg, e akuzuar per veprat penale parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal. Arketarja eshte arrestuar ne daten 23.03.2017, për “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” e parashikuar nga neni 136, paragrafi II i Kodit Penal”. E pandehura M.B. nga viti 2005 deri më 13.12.2013, ka qenë me detyrë arkëtare në degën e një banke të nivelit të dytë në Tiranë.

SI KRYHESHIN VJEDHJET

Mbi bazën e ankesave të disa klientëve, kjo bankë ka kryer verifikime të brendshme nga ku kanë rezultuar transaksione me parregullsi, të përpunuara nga e pandehura, e cila në cilësinë e arkëtares ka kryer veprime të kundërligjshme në llogaritë rrjedhëse të disa klientëve të bankës, duke bërë tërheqje për vete të paautorizuara nga llogaritë e tyre.

Klientët rezultojnë të kenë tërhequr me mandate shuma të caktuara. Këto veprime janë bërë nga e pandehura, si arkëtare, e cila duke krijuar njohje personale me të dëmtuarit dhe duke përfituar nga fakti se disa prej tyre ishin rezidente jashtë Shqipërisë, përmes plotësimit dhe falsifikimit të shkrimit të tyre, ka përvetësuar për vete shumën.

Në një rast, e pandehura, duke përfituar nga mosha e klientëve, ka plotësuar mandatet e tërheqjes për shuma më të mëdha nga sa u ka dorëzuar në realitet atyre, duke përfituar për vete diferencën.

Referuar librezave të kursimit, klientja e moshuar, ka depozituar në cash para arkëtares, shumën 6.000 Euro, por kjo shumë rezulton të jetë përvetësuar nga e pandehura pasi nuk është bërë hyrje në arkën e degës së bankës.

Për diferencat e konstatuara më 21.11.2013, shtetasit e mësipërm kanë paraqitur ankesa në stafin e bankës dhe mbi këtë shkak ka nisur verifikimi i veprimeve të arkëtares/të pandehurës. Madje konstatohet se, më 08.07.2010 si numër kontakti për nje ndër klientët është vendosur një numër celular që i përket M.B. Këtë veprim e pandehura e ka kryer me qëllim që, në rast ankese, të bëhej e pamundur zbulimi i veprimeve të saj.

Në disa raste , për të mos u zbuluar, e pandehura i ka kryer veprimet e saj të paligjshme si arkëtare duke prekur llogarinë e klientëve të dëmtuar, në kohën kur ka kryer veprime me klientë të tjerë.

Nga akti i ekspertimit grafik shkrimi dhe nënshkrimi rezulton se, shkrimi “emër mbiemër dhe nënshkrimi”, tek disa prej dokumeteve objekt ekspertimi (mandatet e tërheqjes cash ) nuk janë shkruar prej klientëve, krahasuar me modelet.

Sipas përshkrimit të pozicionit të punës “arkëtar” rezulton se, arkëtari kryen shërbime cash për klientët në sportel, bën përpunimin e vlerave monetare dhe kontrollon numërimin, lidhjen dhe paketimin e tyre, sipas udhëzimeve proçedurale të Bankës së Shqipërisë.

Në përgjegjësitë e arkëtarit renditen: zbatimi me përpikmëri i proçedurave, bën furnizimin e arkës së bankës dhe kryen regjistrimet përkatëse në sistem, identifikon klientin, verifikon gjendjen në llogarinë e tij dhe ofron shërbimin e kërkuar duke regjistruar veprimet në sistemin e bankës, bën mbylljen e ditës së punës duke kuadruar vlerat monetare sipas dokumentacionit të ditës, mban përgjegjësi për të gjithë dokumentacionin e hartuar dhe nënshkruar prej tij/saj.

Sa u përket tërheqjeve të vlerave monetare nga arka, sipas rregullores së brendshme të bankës rezulton se arkëtari duhet të kryejë hapat si vijojnë: verifikon identitetin e klientit, regjistron të dhënat e transaksionit në sistem, nëse gjatë verifikimit të klientit rezulton cdo gjë në rregull, printohet mandat-pagesa për vlerën e kërkuar për tërheqjen nga klienti, nënshkruan dhe vulos me vulën individuale mandat pagesën e printuar, i jep mandat-pagesën klientit për nënshkrimin e tij, verifikon specimenin e nënshkrimit tek mandat-pagesa, një kopje të mandat-pagesës së nënshkruar nga të dyja palët i jepet klientit, dorëzon fondet tek klienti duke bërë detyrimisht numërimin e tyre në prezencë dhe në sy të tij.

E pandehura M.B, ka pranuar se, ka përvetësuar vlera monetare nga klientët e mësipërm.

Sa i përket mekanizmit, për përvetësimin e shumave, e pandehura, ka shfrytëzuar mosnjohjen e ligjit dhe praktikave të bankës nga të dëmtuarit, besimin që ata kanë krijuar tek ajo, dhe për pasojë ka falsifikuar dokumentet (tërësisht libreza kursimi dhe falsifikim nënshkrimit në mandatet e tërheqjes), dhe ka kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, duke mos u dorëzuar klientëve kopjet e tyre të mandateve të arkëtimit ose të tërheqjes.

Në këto kushte ajo ka tërhequr nga llogaritë e klientëve sasi më të mëdha parash nga ato që ata kanë marrë fizikisht. Në raste të tjera ajo ka tërhequr para duke i përvetësuar ato, pa dijeninë dhe miratimin e klientit dhe pa qenë ai prezent (kjo e vërtetuar nga kqyrja e kamerave të sigurisë apo edhe nga të dhënat e TIMS, ku disa klientë nuk kanë qenë në Shqipëri në kohën e tërheqjes së parave.

Nga rezultatet e hetimeve konstatohet se, faktet kriminale dhe veprimet e të pandehurës, kualifikohen si vepër penale e “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, parashikuar nga neni 136 i K.Penal.

Për përcaktuar shumat e përvetësuar duke shfrytëzuar detyrën si arkëtare, organi proçedues ka vendosur kryerjen e ekspertimit kontabël. Nga akti i ekspertimit kontabël shuma e përgjithshme e pakësuar prej të pandehurës nga llogaritë bankare të klientëve për periudhën e viteve 2007-2013, duke kryer tërheqje të paautorizuara nga llogaritë e tyre është 11.146.331 Lekë.

Nga sa më lart konstatohet se, veprën penale për të cilën akuzohet, e pandehura e ka kryer në harkun e viteve 2007- 2013, më shumë se një herë, në episode të ndryshme ndaj llogarive bankare të klientëve të ndryshëm, dhe ndaj disa klientëve të ndryshëm, dhe kjo vepër ka sjellë pasoja të rënda, vepra është kryer në dëm të personit juridik, bankës ku ishte punësuar autorja, dhe shuma e përvetësuar nga autorja kalon pragun prej 2.000.000 leke, (përcaktuar në vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë nr. 5, datë 11.11.2003 mbi përkufizimin e termit “ka sjellë pasoja të rënda” kur vjedhja eshte realizuar ne dem te personave juridike.)

Në përfundim konstatojmë se ka fakte dhe prova se, e pandehura ka konsumuar elementët e veprës penale të “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” e parashikuar nga neni 136, paragrafi II i Kodit Penal. Për këtë arsye Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur shtetasen M.B. panorama

ma.me

 

Next Post
Migrantët afrikanë fillojnë “shiten në tregje të skllevërve”

Migrantët afrikanë fillojnë “shiten në tregje të skllevërve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In