• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana shembull suksesi nga OBSH, Veliaj: Të ulim përdorimin e makinës

by Java News
01/11/2018 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana është përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një nga qytetet që ka ecur më shumë në politikat për përmirësimin e ajrit, mjedisit e pastërtisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në konferencën “Zvogëlimi i ndotjes së ajrit – përmirësimi i shëndetit të fëmijëve”, organizuar në Gjenevë, ku morën pjesë ministra, kryetarë bashkish, krerë të organizatave ndërqeveritare etj, për të diskutuar mbi sfidat dhe gjetjen e zgjidhjeve për uljen e ndotjes

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Tirana ka bërë një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me tre vite më parë, por ende mbetet shumë punë për të bërë.

“Jam shumë i lumtur sa herë që Tirana përmendet për mirë dhe zë një pjesë të vëmendjes ndërkombëtare për të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur. Jam sot krenar që Tirana është përzgjedhur si një nga qytetet që ka avancuar më shumë në politikat për përmirësimin e ajrit, mjedisit, pastërtisë. Kur mendoj si e filluam tre vite më parë, nuk kishim një kompani që bënte pastrimin e qytetit, kur mendoj se nuk kishim një landfill modern, kur mendoj se si sheshi “Skënderbej” ishte pushtuar nga makinat, Pazari i Ri me makina, Parku i Liqenit i shpartalluar, them se kemi bërë shumë punë, por ende mbetet shumë punë për të bërë”, tha ai.

Duke cituar raportin e OBSH, e cila jep alarmin se fëmijët e vegjël janë ata që e vuajnë më shumë ndotjen që vjen veçanërisht nga makinat, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të reduktojnë në maksimum lëvizjen me mjete. “Një nga gjërat më shqetësuese sot ishte raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila thotë se fëmijët, sidomos fëmijët e vegjël, janë ata që e vuajnë më shumë ndotjen e qyteteve. Ne jemi një qytet që nuk ka industri, nuk ka fabrika, nuk ka uzina, nuk ka oxhaqe, por ka shumë makina. Nga ky raport dalim në përfundimin se reduktimi i përdorimit të makinës për distancat e shkurtra, për të shkuar nga kafja në kafe ose nga shtëpia te furra e bukës, kur fare mirë mund të ecet në këmbë ose me biçikletë, rrit ndjeshëm cilësinë e ajrit dhe cilësinë e jetesës në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se prioritet i Bashkisë së Tiranës është vijimi i axhendës mjedisore, për më shumë hapësira pedonale, mbjelljen e një numri rekord pemësh dhe uljen e përdorimit të makinës. “Sot dëgjuam nga ekspertët shembuj suksesi si Tirana, që ka bërë përparime, por edhe shembuj shqetësues se si mendohet se një nga shkaqet, edhe pse nuk është përfundimtare, të sëmundjeve si autizmi, por definitivisht të gjithë rrugëve të frymëmarrjes, ka të bëjë me cilësinë e ajrit. Ndaj, inkurajimi që marrim për ta avancuar axhendën tonë mjedisore është që të kemi më shumë hapësira pedonale, të thyejmë rekordin tonë të mbi 100 mijë pemëve edhe për këtë vit, dhe mbi të gjitha, të besojmë tek baballarët dhe nënat e Tiranës që të fillojnë dhe të reduktojnë përdorimin e makinës, si shkaku numër një i të gjitha sëmundjeve, dëmtimeve në tru apo edhe problematikave të tjera shëndetësore që vijnë nga ajri i ndotur në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Në vizitën e tij në Zvicër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Gjenevës, Sami Kanaan. Dy homologët shprehën gatishmërinë për të punuar së bashku në çështje me interes të përbashkët për dy qytetet.

a.ç

Next Post
Pikë e re kufitare Shqipëri-Mali i Zi në Zogaj të Shkodrës

Pikë e re kufitare Shqipëri-Mali i Zi në Zogaj të Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

“Kushte më të mira për turistët”- Rama njofton se kur do përfundojë “Rruga e Gjashtë” në Sarandë: Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët!

October 29, 2026
Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

Çmontohet grupi i drogës në Malësinë e Madhe, 4 persona bien në pranga, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe…

October 29, 2026
“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

“Forcim i bashkëpunimit dypalësh”- Ministri Hoxha takohet me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Mundësi të reja në fushat me interes të përbashkët

October 29, 2026
“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

October 29, 2026
SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

October 29, 2026
Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

October 29, 2026
Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

Rritet buxheti për rrugët, ja projektet që financohen vitin që vjen! Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!

October 29, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In