• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

by A R
14/03/2024 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana është kthyer në një qendër festimesh për Ditën e Verës. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar disa nga aktivitetet që do të mbahen sot në kryeqytet, gjatë një interviste televizive në “Aldo Morning Show” në Tv Klan.

Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës ka organizuar një pafundësi aktivitetesh në disa vende të ndryshme në kryeqytet. Ai përmendi Pazarin e Ri, që sot do të mirëpresë karnavalet. Ndërkohë që në orët e vona të mbrëmjes në këtë zonë të Tiranës do të mbahet edhe një koncert me emra të mirënjohur të muzikës shqiptare.

“Sot ka një pafundësi aktivitetesh dhe në një pafundësi vendesh. Në sheshin “Skënderbej” kanë filluar të mbërrijnë makinat e para të një super lëvizje që quhet Retro dhe koleksionon makinat e vjetra. Kemi disa qendra aktivitetesh. Pazari i Ri do të jetë një qendër e madhe. Karnavalet do të zhvillohen te Pazari i Ri. Kemi nga Shkodra, nga Korça, kemi shumë grupe karnavalesh që janë në Tiranë. Pastaj do të kemi koncerte në Pazarin e Ri deri në darkë. Aksi kryesor do të jetë sheshi “Skënderbej”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “Nënë Tereza”, le të themi këto tre hapësira të mëdha. Do të ketë disa xhepa ku do të ketë aktivitete. Te piramida, te parku “Rinia”, te “Reja”. Ka shumë grupe muzikore, ka shumë grupe folk”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se kjo duhet të jetë një ditë dedikuar fëmijëve.

“Kjo duhet të jetë një ditë e dedikuar fëmijëve. Ndoshta dhe shumë prej punëve që ne bëjmë. Nëse nuk i bëjmë këto beteja për fëmijët, atëherë historia nuk do të na falë. Mund të jemi popullorë për momentin por duhet të marrim vendime të vështira ndonjëherë, jo popullore për momentin, që në afatgjatë të themi që bëmë diçka për fëmijët dhe e lamë këtë qytet shumë më të mirë”, u shpreh ai.

/a.r

Next Post
Banorët e Rinasit në protestë/ Kreu i ARRSH: Zgjidhje e mirë për të shmangur trafikun, pas sezonit gjendet…

Detaje nga arrestimi i Berberit: Në banesë iu gjetën piktura të shtrenjta dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In