• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana nuk merr dot pjesë në Europë edhe po fitoi Kupën e Shqipërisë

by A R
29/05/2017 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar sot situatën e licencimit të klubeve shqiptare për sezonin e ardhshëm. Në një konferencë për shtyp, përgjegjësi i Sektorit të Licencimit, Eduart Gjini, tregoi se vetëm 7 klube shqiptare përfituan këtë vit licencë për pjesëmarrjen në kupat e Europës.

“Në fillim të procesit, të gjithë klubet dorëzuan dokumentacionin për përfitimin e licencës europiane. I pari që u skualifikua ishte Korabi për mosplotësim të kushteve dhe dibranët nuk e apeluan vendimin për shkak se kishin marrë rrugën e rënies nga kategoria. Më datë 4 maj, pas plotësimit të së gjithë kushteve, u pajisën me licencë Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Luftëtari dhe Teuta.

Ndërsa Vllaznia, Flamurtari, Tirana dhe Laçi nuk e përfituan dot licencën. Këtyre klubeve u la një afat për të apeluar vendimin, dhe të vetmit që apeluan ishin Tirana dhe Laçi, të cilët pas dorëzimit të dokumenteve shtesë, arritën të pajiseshin me licencë”, tregoi Gjini.

Mungesa e licencimit për në kupat e Europës tregon qartazi se pse Vllaznia apo Flamurtari nuk u mobilizuan gjatë muajit të fundit të kampionatit për të kapur vendin e 4-t në renditje. Të dyja skuadrat u mjaftuan me sigurimin e mbijetesës vetëm në javën e fundit të Superiores.

Gjini foli dhe për licencimin e pjesëmarrjes në Superiore të dy ekipeve të sapongjitura, Lushnja dhe Kamza. Ai tha se këto klube kanë një problem të njëjtë, atë të infrastrukturës, të cilin duhet ta plotësojnë deri në mes të muajit korrik/b.d

Next Post
Vijon shkërrmoqja në listat e PD, gati largimi i të gjashtit në Vlorë

Vijon shkërrmoqja në listat e PD, gati largimi i të gjashtit në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com