• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana mirëpret për herë të parë Konferencën e Solidaritetit Islamik, Veliaj: Sporti një mundësi për t’i bashkuar njerëzit!

by B K
17/12/2024 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky event, i cili zhvillohet nga data 16 deri më 18 dhjetor 2024, shënon një moment historik në mbështetje të sportit, solidaritetit dhe bashkëpunimit midis vendeve anëtare të ISSA.

Në fjalën e mirëseardhjes, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi një takim të tillë si një mundësi të shkëlqyer për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sportit. Veliaj solli në vëmendje sukseset e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sportit në vitin 2023, një titull që ka kontribuar në masivizimin e sportit, sidomos tek të rinjtë dhe shkollat.

“Në vitin 2023, Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, ishte një mundësi e jashtëzakonshme që qyteti i Tiranës, bashkë me Komitetin Olimpik, të inkurajonim masivizimin e sportit, sidomos në shkolla, mbas mësimit, për të mbajtur fëmijët larg veseve, larg rrugës, larg rreziqeve dhe gjithë ajo energji, prodhoi për herë të parë medaljet tona olimpike një vit më pas. Medaljet e para të Shqipërisë ishin në mundje dhe u shpërblye gjithë ai mund i Komitetit Olimpik dhe gjithë ajo energji e jashtëzakonshme e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sporteve për të pasur medaljet tona të para dhe për më shumë sesa për të vendosur stolitë e medaljeve në raftet e arritjeve tona, ishte një inkurajim, një model”, tha ai.

Veliaj vuri theksin në rolin e sportit si një model për ndërtimin e shoqërive më të shëndetshme dhe solidare, sidomos në kohë krizash globale.

“Ne kaluam kriza të jashtëzakonshme me historinë e Covid-it, kemi pasur një tërmet të jashtëzakonshëm në vitin 2019. Por, në këtë vit kur një pjesë e madhe e botës ka qenë në konflikt, është dashur gjithashtu të mendojmë si në kohët e vjetra, si mundet çdo krizë të kthehet në mundësi dhe si mundet që sporti, gjuha diplomatike e sportit, gjuha solidare e sportit, të jetë një mundësi për t’i bashkuar njerëzit, aty ku shpeshherë politika i ndan”, deklaroi kryebashkiaku.

Gjatë sesionit hapës, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Islamike të Solidaritetit Sportiv, Nasser Majali, shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë nga pala shqiptare.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit të sportit në ndërtimin e “urave” që lidhin popujt dhe promovojnë vlerat e solidaritetit dhe bashkëpunimit.

“Dëshiroj të falënderoj personat që na kanë ftuar, si Komitetin Olimpik të Shqipërisë, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Sporteve, Kryeministrinë për gjithë mbështetjen që na kanë dhënë në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër. Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur, ndjehemi shumë mirë, një përvojë jashtëzakonisht e bukur”, tha ai.

Ky takim mbledh 57 Komitete Olimpike Kombëtare, me qëllimin kryesor të nxitjes së sportit si një mjet solidariteti, bashkëpunimi dhe paqeje. Takimi shërben si një platformë e rëndësishme për zhvillimin e sporteve dhe krijimin e programeve që mbështesin sportistët dhe komunitetet sportive.

 

Next Post
Deputeti i PD: Me fitoren e Trump, do hiqet ‘non grata’ e Berishës

Mesazhi i SHBA për Berishën, gazetari Hoxha: Iluzion, asnjë shans t’i hiqet non grata!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com