• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit, artistë nga Shqipëria dhe bota prezantojnë punimet më të mira

by Ardit Rada
17/06/2020 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë u çel Edicioni III i Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit, ku artistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës si, India, Italia, Kina, Turqia, Uruguai, Koreja e Jugut, Kosova etj, sjellin për artdashësit shqiptarë punimet më të mira. Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit festivali solli ekspozitën e vizatimit shqiptar, me punë nga artistë të njohur, duke bërë bashkë rreth 100 vepra nga 50 artistë shqiptarë.

Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi shoqatën “VIZart” dhe kuratorin e festivalit, mjeshtrin e akuarelit, piktorin Helidon Haliti, për kontributin e çmuar në jetën artistike të kryeqytetit. “Një bashki e mirë ndihmon me 30 mijë pako njerëzit në nevojë gjatë pandemisë, por është e zonja të sponsorizojë edhe një festival si ky, ku shfaqen mijëra vepra arti sepse duhet të kuptojmë se kemi nevojë të ushqejmë jo vetëm stomakun, por edhe zemrën, shpirtin dhe mendjen. Jam shumë krenar për Helidonin dhe faktin se pavarësisht pandemisë apo tërmetit, nëse ka përmbytje apo thatësirë, gjëja e bukur triumfon gjithmonë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se kjo ekspozitë është treguesi më i mirë se Tirana di të ngrihet pas çdo sfide. “Sfidat janë një mundësi për t’u ngritur më të fortë dhe antidoti është arti, kultura, muzika, librat, piktura. Teksa presim një vaksinë kundër virusit, mendoj se vaksina e shpirtit është arti dhe për sa kohë ka njerëz që investojnë në art, e ardhmja e qytetit është e sigurt. Jam krenar që kjo bashki ka qenë financuesja më e madhe e artit dhe kulturës”, u shpreh Veliaj.

Duke e cilësuar Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit si dallëndyshen e parë të ringritjes, kryebashkiaku tha se ky moment është edhe një mundësi për të treguar më të mirën tonë. “Mund të mos biem dakord për shumicën e gjërave, por kur vjen puna te vaksina e shpirtit dhe fakti se shumë galeri private, individë apo autorë kanë nxjerrë nga arkiva e tyre këto kryevepra për t’i sjellë në këtë ekspozitë, më bën të ndihem krenar që i shërbej një prej qyteteve më bujare në historinë e kombit tonë. Mezi pres që ky festival të jetë një nga dallëndyshet e para të ringritjes. Vërtet 100-vjetori i Tiranës na gjeti me sfida, por shpresoj shumë që do ta shohim si mundësi për të treguar më të mirën tonë”, theksoi Veliaj.

Kuratori i këtij festivali, mjeshtri i akuarelit, piktori Helidon Haliti, nënvizoi se punët që prezantohen në këtë festival datojnë nga viti 2015. “Kjo ekspozitë ka lindur me emocione të mëdha. Por, është një rrugëtim i cili nisi në vitin 2015, me bienalen e parë të Akuarelit në Tiranë dhe pati një vazhdimësi impresionuese, duke u përpjekur që çdo herë të sjellim risi, të kënaqim qytetin dhe të përfshijmë sa më shumë artistë”, tha Haliti.

Ndër mjeshtrit e huaj dhe shqiptarë të akuarelit që marrin pjesë në këtë edicion me punët e tyre në Muzeun Historik Kombëtar janë Atanur Dogan, Hong Shan, Amit Kapoor, Alvaro Castagnet, Alexandra Bryska, Artur Semofolov, Helidon Haliti, Ormira Lulani etj,.

Next Post
Në Itali janë kundër reformës për Champions, Serie A kërcënon UEFA-n

Zyrtare/ UEFA cakton përfundimisht kalendarin për Champions League dhe Europa League, finalja e madhe në Lisbonë (Datat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

August 5, 2026
LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

August 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Non grata”-at shqiptare në rajon duhet të jenë edhe politike

August 5, 2026
“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

August 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm

August 5, 2026
Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

August 5, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar abuzoi me vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

August 5, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

August 5, 2026
SHBA akuzon zyrtarin iranian për komplot në tentativën për të vrarë John Boltonin: Ja sa kanë paguar

Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com