• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tirana me 9 tregje ushqimore, por qytetarët blejnë në rrugë (FOTO)

by A R
19/11/2017 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka ngritur një rrjet modern tregjesh publik të fruta-perimeve, për t’i dhënë fund fenomenit të shitjes produkteve ushqimore në rrugë dhe ofrimit të standardeve dhe sigurisë më të madhe ushqimore për konsumatorët.

Shembulli më i mirë i transformimit është ai i Pazarit të Ri, ku nga një vend ku produktet bujqësore dhe blegtorale tregtoheshin jashtë çdo norme higjieno sanitare, pranë ujërave të zeza, tashmë janë ndërtuar tezga të rregullta dhe sigurohet pastrimi i vazhdueshëm.  

Në të gjithë kryeqytetin janë ndërtuar 9 tregje të cilat garantojnë të gjitha kushtet, ku tregtarët kundrejt një tarife modeste për 100 lekësh, të cilët në mungesë të një tregu funksional dhe me standarde ishin detyruar të tregtonin rrugëve të qytetit, jashtë çdo norme ligjore dhe higjiene.

Në tregun pranë rrugës “4 Dëshmorët” i cili ka në total 50 vende, ka 34 vende të pashfrytëzuara, ndërsa në tregun “1 Maji”,  janë 28 vende të lira. E njëjta situatë shfaqet edhe në tregun e posaçëm të ngritur nga Bashkia e Tiranës në rrugën “Mine Peza”, në të cilin nga 50 vende që ka në total, vetëm 8 po shfrytëzohen nga tregtarët, ndërkohë që 42 të tjera janë të lira.

Dy nga tregjet me numrin më të madh të vendeve janë ato në rrugën “Hamdi Pepo” dhe “LLazi Miho”, përkatësisht me 245 dhe 210 vende duke shërbyer si tregje për shitjen e fruta perimeve.

Tregjet në rrugën “Pandi Dardha”, “Gjergj Legisi” dhe “Petro Nini Luarasi” kompletojnë  pikat e shitjes të rregulluara dhe të kontrolluara të cilat ofrojnë të gjitha garancitë për shëndetin e qytetarëve.

Por përkundër cilësisë dhe vendeve të lira të tregtimit, duket se ajo që mungon më shumë është ndërgjegjësimi i vetë qytetarëve për t’u kujdesur për produktet të cilat blejnë për vetë dhe për fëmijët e tyre, duke blerë në rrugë, shpesh herë edhe në shi apo nën rrezet e diellit duke sjellë kontaminimin e tyre.

Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje vazhdimisht konsumatorëve që mos t’i përdorin ato produkte të cilat shiten në rrugë e sidomos produktet e ndjeshme që kërkojnë kushte, duke u kërkuar qytetarëve që të luajnë një rol më aktiv duke denoncuar shkeljet përkatëse si edhe mund të mbrohen në mënyrë efektive nga risqet dhe kërcënimet serioze për shëndetin e tyre. /Tema

Next Post
Bleona lë pa fjalë me përgjigjen pasi i thonë “Të hëngsha …”

Bleona lë pa fjalë me përgjigjen pasi i thonë “Të hëngsha ..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

January 18, 2026
ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

January 18, 2026
Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In