• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana është destinacioni i parë i turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri

by Java News
29/04/2019 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për turistët e huaj fillim i pranverës në Tiranë është më i preferuari. Në këto ditë ku temperaturat i ngjasojnë atyre të verës, rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me turistë të huaj. Gjatë një vëzhgimi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare këto ditë grupet e turistëve i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida”, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.

Turistët që gjenden në Tiranë në këtë periudhë janë kryesisht nga vende si Izraeli, Gjermani, Italia dhe nga Kina. Grupet e turistëve në Tiranë i sheh me aparate fotografike në duar ku fokusojnë ndërtesat dhe pikat më interesante që kryeqyteti ofron.

Turistët nga Gjermania, Izraeli dhe Italia dhanë përshtypjet e tyre për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ku veçuan kuzhinën tradicionale dhe njerëzit shumë miqësor që vendi ynë ka. Ata gjithashtu u shprehën se vinin për herë të parë në Shqipëri dhe i dukej shumë bukur këtu dhe ishin mjaft të impresionuar nga kultura, arkitektura e Tiranës si dhe nga historia e vendit tonë. Gjithashtu këta turistë përveç Tiranës do të vijonin turin e tyre drejt Veriut të Shqipërisë për të eksploruar bukuritë që ofrojnë këto vende.

Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Europës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë. Transformimi që po pëson Tirana po zë gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës. Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.

Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art”, “Shtëpia e gjetheve”, etj.

g.kosovari

Next Post
‘Duroje se burri të rreh’, gruaja rrëfen tmerret e martesës 13-vjeçare: Ai flinte me armë nën jastëk

‘Duroje se burri të rreh’, gruaja rrëfen tmerret e martesës 13-vjeçare: Ai flinte me armë nën jastëk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In