• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 1, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana dhe Taranto marrëveshje binjakëzimi, Veliaj: Më shumë projekte sportive të përbashkëta

Java News by Java News
04/12/2022 14:16
Tirana dhe Taranto marrëveshje binjakëzimi, Veliaj: Më shumë projekte sportive të përbashkëta
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana dhe qyteti italian i Tarantos nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi për bashkëpunim në fushat e sportit dhe rinisë. Kryetari i Bashkisë së Tarantos, Rinaldo Melucci u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të vendosur këtë bashkëpunim të ri mes dy qyteteve.

Veliaj e vuri theksin te fakti se Tirana, pas vitit të suksesshëm si Kryqyteti Europian i Rinisë, do të vijojë vitin e ardhshëm me titullin e Qytetit Europian të Sportit dhe tha se bashkëpunimi me Taranton, qyteti mikpritës i Lojërave Mesdhetare 2026, është mëse i vyer.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi një delegacion nga Taranto, të cilët janë në Tiranë për të konkretizuar binjakëzimin mes dy qyteteve tona. Vitin e ardhshëm Tirana do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”, ndërsa në vitin 2026 Taranto do të presë “Lojërat Mesdhetare”. Unë besoj se kemi jo vetëm dashamirësinë e dy kryetarëve, por edhe një mundësi të shkëlqyer për të bashkëpunuar, sidomos në fushën e sportit”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë tha se dy qytetet do kenë çfarë të mësojnë nga njëri-tjetri, si dy vende pritëse të eventeve më të mëdha sportive.

“Do doja shumë që projekti ynë i parë, si dy qytete binjake, të fokusohej te sporti dhe rinia. Ne patëm një vit të jashtëzakonshëm si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, me shumë aktivitete sportive, kulturore, të muzikës dhe të artit. Vitin e ardhshëm ne do të fokusohemi më shumë te sporti, por duam të mësojnë nga Taranto, duke qenë se po punojmë për disa impiante sportive – kemi bërë fushën e atletikës pas Korpusit Universitar, po fillojmë tani me kompleksin “Dajti” etj. Duke qenë se Taranto do të jetë kantieri më i madh në Mesdhe, për t’u përgatitur për Lojërat Mesdhetare, besoj se është një hapësirë e jashtëzakonshme që edhe ne të mësojmë nga njëri-tjetri, të përgatisim atletët tanë që të fitojnë gara dhe të na nderojnë, ndoshta edhe më mirë se në Oran, kur u takuam herën e fundit,” tha ai.

Nga ana e tij kryebashkiaku Rinaldo Melucci tha se arsyeja përse Taranto kërkoi këtë bashkëpunim ishte pikërisht fakti se Tirana po njeh një zhvillim të vrullshëm.

“Jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu dhe ju falenderojmë për mikpritjen! Teksa vinim nga aeroporti, zbuluam një qytet në zhvillim e sipër, gjë për të cilën ishim në dijeni, por edhe sepse në thelb ishte arsyeja pse kërkuam këtë binjakëzim me Tiranën – një qytet i ri, ku po investohet shumë për modernizimin, për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për të rinjtë. Jo më kot, donim ta vizitonim pikërisht në fund të këtij viti, kur Tirana është ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’. Jemi të lumtur sepse edhe Taranto po ndjek pak a shumë një rrugëtim të tillë. Është një qytet industrial, që siç e dini ka “plagët” e tij, por që po tenton drejt modernizimit. Do të jetë mikpritës i Lojërave Mesdhetare në 2026. Ka shumë ndërmarrje që investojnë në Shqipëri dhe shpresojmë që shumë të rinj shqiptarë të mund të trajnohen dhe të ushtrojnë aftësitë e tyre brenda asaj çka është sistemi ekonomik i rajonit të Pulias, e cila ruan marrëdhënie të forta dypalëshe me Shqipërinë,” u shpreh Melucci.

Ai shtoi gjithashtu se edhe Taranto duhet të ndjekë të njëjtin rrugëtim që ka bërë Tirana.

“Duam të mësojmë se si një qytet i madh, një qytet me vështirësitë e veta, që duhet të rifitojë kohën e humbur, arrin të projektojë një model alternativ e të qëndrueshëm ekonomik, që ka fokusin te të rinjtë, te teknologjitë e reja dhe që organizon po ashtu, evente të mëdha. Duhet theksuar se është një mënyrë për t’u ripozicionuar përkundrejt tregut dhe botës jashtë. Tirana ia ka dalë me sukses prej kohësh, falë kryebashkiakut, dhe jemi të nderuar për miqësinë dhe vëmendjen që ai na kushton. Taranto vërtet nuk është një qytet edhe aq i vogël, por është një qytet i cili, duhet të ndjekë të njëjtin rrugëtim që ka bërë Tirana. Jemi të lumtur që festojmë me ju këtu, pikërisht në vitin kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe të mësojmë edhe nga eksperiencat tuaja,” nënvizoi kreu i Bashkisë së Tarantos.

Next Post
Rritet bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve arabe

Rritet bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve arabe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Olta dhe Tea braktisin dasmën/ Amosi për Luizin: Është si mbreti te Shkreku, fiks si ai…

Olta dhe Tea braktisin dasmën/ Amosi për Luizin: Është si mbreti te Shkreku, fiks si ai…

February 1, 2023
500 mijë trupa gati, Rusia po përgatit një ofensivë madhore në 1-vjetorin e pushtimit

500 mijë trupa gati, Rusia po përgatit një ofensivë madhore në 1-vjetorin e pushtimit

February 1, 2023
Dosja e McGonigal/ Karaj: Është tmerr i madh! Klosi: Po ik o vrit veten! Haklaj: Është cënuar…

Dosja e McGonigal/ Karaj: Është tmerr i madh! Klosi: Po ik o vrit veten! Haklaj: Është cënuar…

February 1, 2023
Rama duhet të qeveris me Bashën në mandatin e tretë, që të krijohet opozita e vërtetë!

Kreshnik Spahiu: Ku dhe pse ndryshojmë kaq shumë nga Kosova

February 1, 2023
Delegacioni i BE-së thirrje Beogradit dhe Prishtinës: Bashkëpunoni për normalizimin e marrëdhënieve!

Delegacioni i BE-së thirrje Beogradit dhe Prishtinës: Bashkëpunoni për normalizimin e marrëdhënieve!

February 1, 2023
Daja mban fjalimin e dasmës Kiara-Luiz: Mbesa ime u martua me djalin më të mirë të Shkodrës!

Daja mban fjalimin e dasmës Kiara-Luiz: Mbesa ime u martua me djalin më të mirë të Shkodrës!

February 1, 2023
Kjo është shenja më inteligjente e horoskopit, sipas astrologëve

Fati yt/ Horoskopi, 2 shkurt 2023

February 1, 2023
Sonte e nesër mbani sytë nga qielli, për herë të parë në 50 mijë vjet…

Sonte e nesër mbani sytë nga qielli, për herë të parë në 50 mijë vjet…

February 1, 2023
Policia pezullon efektivin që nuk gjobiti qytetarin, u filmua me telefon në dorë dhe pa rripin e sigurimit

Policia pezullon efektivin që nuk gjobiti qytetarin, u filmua me telefon në dorë dhe pa rripin e sigurimit

February 1, 2023
VIDEO/ I dhuroi fitoren skuadrës, ish-kapiteni i Interit feston me shqiponjën

VIDEO/ I dhuroi fitoren skuadrës, ish-kapiteni i Interit feston me shqiponjën

February 1, 2023
FBI “zbarkon” në shtëpinë e Biden/ Çfarë u gjet në shtëpitë e presidentit …

FBI “zbarkon” në shtëpinë e Biden/ Çfarë u gjet në shtëpitë e presidentit …

February 1, 2023
U bllokuan në dëborë, shpëtohen pas disa orësh 5 të rinjtë në Fushë të Zezë

U bllokuan në dëborë, shpëtohen pas disa orësh 5 të rinjtë në Fushë të Zezë

February 1, 2023
Përgatitje për luftë? SHBA dhe Koreja e Jugut tregojnë “dhëmbët”, stërvitje në kufi me…

Përgatitje për luftë? SHBA dhe Koreja e Jugut tregojnë “dhëmbët”, stërvitje në kufi me…

February 1, 2023
U përfol se Ervis Martinaj ka kryer operacione për të ndryshuar pamje, Hoxha ‘zbulon’ të vërtetën

U përfol se Ervis Martinaj ka kryer operacione për të ndryshuar pamje, Hoxha ‘zbulon’ të vërtetën

February 1, 2023
Buxheti 320 milionë dollarë/ Greqia financon autostradën me Shqipërinë pas gati 20 vitesh diskutime

Buxheti 320 milionë dollarë/ Greqia financon autostradën me Shqipërinë pas gati 20 vitesh diskutime

February 1, 2023
Më në fund! Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen e parë në Big Brother Vip (FOTO)

Më në fund! Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen e parë në Big Brother Vip (FOTO)

February 1, 2023
Mungesa e papritur/ Zbardhet e vërteta e ‘braktisjes’ së Big Brother VIP 2 nga Balina Bodinaku

Opinionistja e re dhe banorët e fortë, Balina Bodinaku komenton “BBV2”: Ja kë shoh fitues

February 1, 2023
Prostituta! Ah ju Shitoftë Zana!

“PD në ditët e saj më të zymta”/ Gjikondi: Protesta e 11 shkurtit për hallet e Berishës

February 1, 2023
‘Gati për t’u ndeshur me Ramën’/ Deputeti i Berishës: Shpresojmë rezultatin më të mirë më 14 maj

Protesta më 11 shkurt/ Berisha, thirrje për mosbindje civile: Rama të largohet një minutë e më parë ose e hedhim në Lanë

February 1, 2023
VIDEO/ “RTK-Radio televizioni i Kurtit”! Aktivisti hyn live në studio gjatë edicionit te lajmeve

VIDEO/ “RTK-Radio televizioni i Kurtit”! Aktivisti hyn live në studio gjatë edicionit te lajmeve

February 1, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com