• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“TINA”, hidhësia e konceptit dhe pushtetokracia në Shqipëri

by Ben Andoni
20/03/2024 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Para se të argumentohet po shpjegojmë me pak fjalë konceptin “TINA”. Përbën akronimin anglisht të fjalizës se “nuk ka alternativë” (there is no alternative). Në literaturë përdoret zakonisht nga investitorët, kur duan të shpjegojnë zhvillimet e dobëta të aksioneve me arsyetimin se burime të tjera të aktiveve ofrojnë kthime edhe më të këqija. Ose, p.sh. gjatë kohës kur obligacionet po ecin dobët, ndërsa aksionet duket se mbeten e vetmja zgjedhje.

Margarët Thaçër, kryeministrja konservatore e Britanisë së Madhe për gati dy dekada, e përdori TINA-n deri si një slogan politik. Me këtë devizë, “Zonja e Hekurt” iu kundërvu kritikëve të saj, të shtuar sistematikisht deri në fund të drejtimit të saj. Kuptohet se ajo ua vuri frazën përballë kryesisht njerëzve të Partisë Laburiste, për të justifikuar politikat e saj të orientuara nga tregu për rregullimin e duhur, centralizimit politik, shkurtimeve të shpenzimeve dhe kthimit prapa të shtetit të mirëqenies. Për të ishte e qartë se:“neoliberalizmi i tregut të lirë nuk kishte alternativë”. Sërish, referuar literaturës, shteti i modelit neoliberal nuk kuptohet si një “motor rishpërndarës” dhe as si “roje sigurimi”, por si garantues i kushteve, brenda të cilave biznesi mund të zhvillohet lirisht. Koha do t’i jepte të drejtë kryeministres, kurse politologu i njohur Frensis Fukujama jo shumë kohë më vonë argumentoi se pikëpamja e znj. Thaçer ishte e vërtetuar përgjithmonë. “Me komunizmin e diskredituar, shkroi ai, asnjë ideologji nuk mund të konkurronte më seriozisht me kapitalizmin dhe demokracinë: ‘fundi i historisë’ që premtoi Marksi kishte ardhur, megjithëse në një formë që ai nuk arriti ta parashikonte dot”.

Po pse po e lidhim me kohën, ku jetojmë dhe vendin tonë?! Pasi, sërish në përpjekje për ta rikarakterizuar politikisht, TINA, duket se po shpërfaq sfidën e madhe për vlerat, demokracinë dhe duket se kjo lloj politike që po pjell autokratë (Në Ballkan i kemi të gjallë), e po shndërron atë vlerë të shenjtë, që njerëzit perceptojnë për shtetin e të drejtës. TINA jo vetëm s’konsiderohet më pasojë e ideologjisë neoliberale, por përbën tiparin kryesor të saj. Kjo veçori dërrmon edhe traditën politike liberale, aq të artikuluar nga pushtetarët e ndryshëm dhe jo pak dhe tanët për dallimin e qartë midis niveleve të ndryshme të pushtetit politik (kushtetues, legjislativ dhe individual), si dhe dallimin midis pushtetit politik të shtetit dhe fuqisë ekonomike të tregjeve. Veçse TINA ndihet, kur kjo lloj politike e sotme krijoi vështirësi deri në falimentime të shteteve, autoritarizmin, varfërinë dhe pabarazinë, apo si ato në kohët tona, kur politikat neoliberale po sjellin probleme jo të pakta me sistemin ekonomik, ku si në rastin e Shqipërisë kemi privatizimet e padrejta dhe të dyshimta të pronës publike, shkurtimet në sistemin e sigurimeve shoqërore, zvogëlimin e pensioneve e të tjera me radhë.

Nga fundi i viteve 1980 deri në vitin 2008, njerëzve të komunitetit evropian iu përsërit shumë shpesh koncepti TINA, kur në fakt ekzistonin qartësisht disa alternativa. TINA u prish me krizën financiare të vitit 2008, e cila ishte pikërisht rezultat i disa TINA-ve të tjera (jo alternativave të tjera).

Për të gjithë këto 34 vite tranzicion, as një qeveri nuk u ka bërë premtime më shumë shqiptarëve sesa qeveria socialiste e Edi Ramës. Në tollovinë e vendit tonë, që e shikon prej funksionimit të pushtetit lokal, tek konfuzioni me pronat, mënyrën sesi veprohet me pasuritë e vendit, nivelin e krimit të organizuar, etj., pushteti Rama ka marrë legjitimitetin që të pastrojë vendin dhe të përfaqësojë një lloj menaxhimi të kontrolluar të çdo problematike të vendit, duke na përsëritur se është e vetmja përballë TINA-s. Të paktën, këtë kumton në daljet para njerëzve të tij në asambletë e shpeshta dhe sidomos monologët e tij, të pamundura të ndërpriten. Nuk mund të mohohet se reformat “Rama” të fillimit për pagesat dhe sidomos luftën ndaj informalitetit u përshëndetën dhe ishin ato që i dhanë mbështetje mbarëpopullore. Është vlerësuar shumë dhe revolucioni dixhital i administratës, por në kohët e fundit handikapët e pafundëm të saj dhe shtimi i administratës në vend të zbritjes ka treguar se pushtetokracia “Rama” nuk mundi ta fuste në hullitë e duhura shtetin shqiptar edhe pas gati 11 vitesh pushtet të plotë dhe mbi të gjitha Shqipërinë nuk e shkëputi dot nga indeksimi i varfërisë, ku ndan me meritë vendin e fundit me Kosovën.

Në literaturë ngrihen pyetje nëse elitat funksionale në Evropë i kuptojnë dot mësimet e tyre mjaft shpejt dhe bëjnë atë që shumica brenda vendeve të tyre presin?! A po e kuptojnë dot në Shqipëri pushtetarët se sensi që nuk ka alternativë pa ta, po kthehet në makth të vërtetë për demokracinë? Korrupsioni në Shqipëri nuk di të ndalet.

Në fakt, problemi s’është aq i thjeshtë, pasi TINA-s nuk konsiderohet vetëm e keqe. Ideologjia neoliberale për TINA-ën nuk reduktohet në një utopi anarkike të devotshme. Në fakt, ajo udhëheq sensin e institucioneve të përbashkëta dhe politike kombëtare, ndërkombëtare dhe globale (p.sh. FMN, BQE dhe KE), referuar literaturës. Për këtë arsye, është e rëndësishme të tregohet zbatimi i tij, së bashku me disa pasoja të paparashikuara politike, si rritja e deficitit demokratik dhe fuqia e të fortëve në çdo qelizë të shtetit. Sot në Bashkimin Evropian, politikat neoliberale paraqiten si të pashmangshme. Për njerëzit janë ende të gjalla masat shtrënguese, që u aplikuan për të shpëtuar borxhin e Greqisë dhe Portugalisë. Kancelarja gjermane Merkel i tha asokohe kryeministrit grek Tsipras se nuk kishte alternativë ndaj ofertës së kreditorëve (Evropa 2015); Cipras dëshmoi nuk kishte alternativë ndaj paketës së masave shtrënguese (Reuters 2015); Kryeministri portugez Passos Koelho pohoi se nuk kishte alternativë për të vazhduar rrugën e reformës dhe konsolidimit të buxhetit (Mni Deustche Börse Group 2012). E kështu me radhë.

Si përmbledhje, nën konceptin TINA, të gjitha shtetet sundohen nga fuqia jopersonale e dorës së padukshme, sepse ka arsye financiare dhe ekonomike për të mos ofruar politika të ndryshme dhe as për të lejuar politikat e shteteve të kërkojnë udhë alternative. Flitet për shtete të konsoliduara dhe jo vende si Shqipëria. Kjo bën, që institucionet neoliberale kombëtare, veç atyre ndërkombëtare t’ua imponojnë shumë gjëra qytetarëve pavarësisht zgjedhjes së tyre, duke sfiduar parimet kryesore të demokracive. Pandemia ishte një rast i tillë, urojmë që të mos kemi një kërcënim lufte! 11-vjeçari i Edi Ramës dhe PS në pushtet është dukshëm një rrugë, ku të gjitha kompetencat, vizionet, institucionet (qoftë edhe ato që duhej të ishin të pavarura) burimet financiare etj., janë në një dorë. Ky pushtet është kaq cinik dhe kaq pa alternativë tjetër sa shpesh e më shpesh bën ndërmarrje ligjore në shërbim të pak interesave; ka përballë një opozitë krejt të përçarë; ka bërë kapjen totale të shtetit qoftë dhe me ndihmën e marionetave opozitare; përdorjen e aseteve kombëtare për interesa të ngushta; pushtetin mbi administratën publike; propogandën e pamatë; përdorimin e burimeve të mëdha ekonomike e administrative gjatë fushatave elektorale etj.

Por, ndjekja qorrazi e parimit politik TINA rrit deficitin demokratik dhe krijon një boshllëk të zbrazëtisë politike. Pavarësisht të gjithave, literatura na vjen sërish në ndihmë kur thotë se: projektimi imagjinar i gjithëpushtetshmërisë, ku pushteti i sotëm ka një bazë reale, që nis prej faktit se ushqen vetveten. Dhe, pushtotetokracia e Ramës sot e tregon TINA-n e vetë me qesëndinë e hidhur: Kemi gabimet tona, por më të mirë se ne s’ka për Shqipërinë. (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
EMRI / I dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, arrestohet 31-vjeçari nga Shkodra

I vjedh llogarinë në rrjetin social 16 vjeçares dhe e shantazhon që të kryente marrëdhënie me të, arrestohet adoleshenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s

“Dita më e zezë për kombin shqiptar”/ Avokati flet me emra: UÇK-ja u godit përmes një projekti politik!

September 17, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

September 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Shtator 2026

September 17, 2026
“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

September 17, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit

September 17, 2026
Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

September 17, 2026
Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

September 17, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

UÇK-ja nuk mbrohet me statuse në Facebook

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com