• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tifozët kroatë mund të shkaktojnë incidente në Shkodër

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spektakli i paralajmëruar nga tifozët e Kosovës në Shkodër, ku, të enjten, do të luhet ndeshja eliminatore Kosovë – Kroaci, mund edhe të prishet. Dhe kjo, jo për fajin e tifozëve të Kosovës, që pritet të jenë shumicë në “Loro Boriçi”, shkruan Koha Ditore.

Mediat kroate kanë raportuar të mërkurën se ka indikacione që tifozët kroatë të Hajdukut të Splitit, të njohur me emrin “Torcida”, planifikojnë incidente. Madje, mediat kroate shkruajnë se ata planifikojnë edhe të ndërpresin ndeshjen që do të nisë në orën 20:45.

Në stadiumin e rinovuar në Shkodër do të jenë zyrtarisht 800 tifozë kroatë, por mund të ketë edhe më shumë nëse ata arrijnë të blejnë bileta në të zezën në ditën e ndeshjes.

“Këto nuk janë thashetheme, por informacione që ne i kemi mbledhur nga të disa burime. Pra, kur të kemi konfirmim nga të gjitha anët, ne do t’i dërgojmë në adresë të organizatorëve të ndeshjes. Nuk duam të dalim me detaje, në mënyrë që mos ta vështirësojmë punën e policisë.

Nëse secili e kryen punën e vet, atëherë gjithçka do të shkojë në rregull. Ne kemi shitur të gjitha 800 biletat që i kemi pasur në dispozicion. Pra, ne kemi informatë që dikush ka në plan për të bërë trazira.

Sa serioze është kjo punë nuk mund ta them, por po punojmë për t’i parandaluar. Bashkëpunimi me policinë është i shkëlqyer, ne do të kemi me vete një numër të madh të policëve civil që do të jenë në Shkodër dhe Finlandë”, ka thënë Miroslav Markoviç, shef i sigurisë në Federatën e Futbollit të Kroacisë.

Në fakt, Federata e Futbollit e Kroacisë ka shumë grupe të tifozëve kroat kundër. Një prej tyre është edhe ai i Hajdukut, Torcida, shkruan Koha Ditore.

Tifozët kroat janë të shquar për incidente. Kroacia është dënuar së fundi me 100 mijë euro dhe me dy ndeshje si vendase pa tifozë për shkak të incidenteve të tifozëve. Po ashtu, tifozët e saj në ndeshjen me Çekinë në Evropianin 2016 shkaktuan incidente dhe ndërprenë ndeshjen për pak minuta.

Zhvillimi i ndeshjes Kosovë – Kroaci në Shkodër, është parë po ashtu si shqetësim për kroatët, për shkak të afërsisë gjeografike.

Shumë tifozë kroatë, që s’mund të përcjellin përfaqësuesen e tyre në Kroaci për shkak të dënimit, mund të shohin Shkodrën si mundësi për të qenë afër saj apo edhe për ta dëmtuar më shumë. (b.an)

Next Post
“Lagjja e Trimave”, sot mbahet seanca me dyer të hapura

“Lagjja e Trimave”, sot mbahet seanca me dyer të hapura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

October 22, 2026
Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

October 22, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

October 22, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

October 22, 2026

Cfurku tridhëmbësh i anarkisë

October 22, 2026
Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

October 22, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

October 22, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Nuk ka zgjedhje, por farsë”, Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

October 22, 2026
Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

October 22, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In