Tifozët danezë kundër trajnerit: Duhet të largohet
Tifozët danezë janë rreshtuar kundër trajnerit të tyre. Sipas mediave të vendit skandinav, tifogrupet e kombëtares kanë kërkuar nëpër portale online largimin e Morten Olsen nga stoli i kombëtares,
Sipas tyre “në 15 vjet s’ka bërë asgjë dhe vetëm na ka shkatërruar”. Madje, disa kanë shkruar dhe se “duhet të largohesh, sepse ke 15 vjet që ha bukën e kësaj kombëtare më kot”. Zgjedhje taktike të pavlera dhe të dobëta, si zëvendësimi i Sistos, ndër më të mirët në pjesën e parë. Veç kësaj, disa shkruajnë dhe se “kjo Danimarkë nuk meriton që të shkojë në Europian”.