• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skenarët e kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016

by
05/09/2015 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skenarët e kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016

Me barazimin 0-0 ndaj Danimarkës në transfertë ëndrra e të gjithë shqiptarëve për ta parë kombëtaren kuqezi të marrë pjesë për herë të parë në një kampionat europian është gjithnjë më e pranë realizimit. Edhe pas sfidës së zhvilluar në stadiumin “Telia Parken”, të Copenhagenit Shqipëria ruajti pathyeshmërinë në grupin I eliminator duke u ngjitur kuotën e 11 pikëve, raporton “Supersport”. Me këtë barazim situata nuk ndryshon pasi Danimarka vazhdon të ruajë vendin e dytë në grupin I, ndërsa formacioni i drejtuar nga Gianni De Biasi pozicionohet në vendin e 3-të, kjo për faktin se danezët kanë barazuar 1-1 në Elbasan. Nëse dy skuadrat e mbyllin grupin me pikë të barabarta do të jetë përfaqësuesja nordike ajo që do të pozicionohet në vendin e dytë pasi Danimarka ka favorin se ka shënuar në transfertë ndaj kuqezinjëve ndërsa Shqipëria nuk e ka bërë dot një gjë të tillë. Megjithatë shanset që dy kombëtaret të jenë me pikë të barabarta në fund të këtyre elimintoreve janë me të vërtetë të pakta pasi Shqipëria ka edhe 3 ndeshje për të luajtur, madje dy prej tyre në shtëpi ndaj Portugalisë dhe Serbisë ndërsa formacioni i Olsen ka vetëm dy ndeshje për të zhvilluar dhe që të dyja në transfertë, kundër Armenisë dhe Portugalisë. Skenarët sipas “Supersport” janë të shumtë që Shqipëria ta përfundojë grupin I përpara Danimarkës, madje kombëtarja jonë ka shanse të renditet edhe në vendin e parë nëse arrin ti fitojë të treja ndeshjet e mbetura përfshirë këtu edhe atë me Portugalinë në Elbasan Arena. Me pak fjalë Shqipëria e ka vetë në dorë fatin e saj. Një rezultat pozitiv i kombëtares kuqezi ndaj luzitanëve të Fernando Santos i kombinuar me një humbje të Danimarkës në Armeni do të bënte që ekipi i De Biasit të parakalonte në renditje jo vetëm danezët, por edhe Portugalinë nëse arrin të fitojë të hënën në Elbasan. Por edhe nëse nuk kjo nuk ndodh shanset e Shqipërisë për një kualifikim direkt në europianin francez mbeten të mëdha pasi në ruandin e 9-të të ndeshjeve në Grupin I, kuqezinjtë tanë do të presin në shtëpi Serbinë ndërsa danezët do të udhëtojnë në Portugali. Nëse parakalimi në renditje ndaj ekipit të Olsen nuk vjen as në 8 Tetor Shqipëria do të ketë një shans të shkëlqyer 3 ditë më pas kur të udhëtojë në Armeni me këta të fundit që nuk luajnë për asgjë, teksa Danimarka do të qëndrojë pushim pasi i përfundon ndeshjet e saj në grupin I me sfidën ndaj Portugalisë.

Por skenarët që Shqipëria të sigurojë kualifikimin direkt në Francë 2016 nuk përfundojnë këtu, pasi ekziston edhe mundësia që kombëtaria kuqezi të pozicionohet si skuadra e tretë më e mirë e të 9 grupeve. Aktualisht Shqipëria renditet e para në klasfikimin e të tretave më të mira në kuotë të barabartë pikësh me Hungarinë por me këta të fundit kanë zhvilluar një ndeshje më shumë dhe kanë goleavarazh më të dobët se kuqezinjtë. Duke marrë parasysh edhe faktin që të gjitha kombëtareve të tjera që pozicionohen në vendin e 3-të në grupet e tyre respektive u hiqen pikët e marra me skuadrat e renditura në vendin e fundit, shanset e Shqipërisë për një kualfikim historik janë gjithnjë e më të mëdha, raporton Supersport.

Next Post

Pastrimi i Tiranës, edhe gratë e burgosura marrin pjesë në aksion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluksi i migrantëve në Ceuta alarmon Portugalinë, qeveria njofton masa të reja kufitare

Fluksi i migrantëve në Ceuta alarmon Portugalinë, qeveria njofton masa të reja kufitare

August 1, 2026
Ndërtoi pa leje në Kepin e Rodonit kur ishte në detyrë, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kreun e IMT Ardian Halili

Ndërtoi pa leje në Kepin e Rodonit kur ishte në detyrë, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kreun e IMT Ardian Halili

August 1, 2026
Italianët u dhunuan në Tiranë, policia: U ndihmuan nga Policia Bashkiake, njëri prej tyre ishte konfliktuar me…

Italianët u dhunuan në Tiranë, policia: U ndihmuan nga Policia Bashkiake, njëri prej tyre ishte konfliktuar me…

August 1, 2026
Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të rinjtë europianë: Larg zhurmës

Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të rinjtë europianë: Larg zhurmës

August 1, 2026
Analiza/ A rrezikon bota një luftë mes Ukrainës dhe Iranit?

Analiza/ A rrezikon bota një luftë mes Ukrainës dhe Iranit?

August 1, 2026
Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

August 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Mallkimi dhe nevoja e partive në Shqipëri

August 1, 2026
Presidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

Presidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

August 1, 2026
Trump: Konflikti në Sahara duhet të marrë fund tani

Trump: Konflikti në Sahara duhet të marrë fund tani

August 1, 2026
Kur deputetët flasin si ChatGPT

Identiteti historik i qyteteve dhe identiteti i revoltës së kryetarëve të bashkive të shkurtuara

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com