• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

T’i shpëtojmë panikut, stop spekulantëve

by Ben Andoni
27/11/2019 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Këto orë të vështira për të gjithë Shqipërinë, bashkëkombësit e saj dhe shumë miq të huaj kanë provuar sesa ka të bëjë empatia por mbi të gjitha ato vlera, që ne kujtojmë se po shuhen me globalizmin.

E çmuar ajo që po bëjnë shqiptarët dhe kosovarët, për t’u vlerësuar është angazhimi ndërkombëtar dhe mbi të gjitha punonjësit e kërkim-shpëtimit, që edhe me mjete të kufizuara kanë punuar me shpirt, sakrificë dhe profesionalizëm. Ndërkohë ka një ankth për të gjetur dhe nxjerrë sa më shpejtë numrin e të vdekurve, që ka krijuar një gjendje paniku te njerëzit, kjo për shkak se në komunitete të vogla si në Thumanë, njerëzit janë të pakët dhe shumë të ndjeshëm për bashkësinë. Kjo mbase, edhe pse bëhet në emër të informimit, duhet të kufizohet pasi e ka rritur shumë ankthin në vend dhe mbi të gjitha pasigurinë.

Ndërkohë në media flitet për një lloj konfuzioni në pjesën ku njerëzit regjistrohen në Durrës e Thumanë, shkojnë për të gjetur mbështetje dhe më shumë akoma për të ndarë ndihmat. Në një media, gazetari i terrenit ishte i bindur në raportimin e tij se ishte një çorganizim total, kurse pak minuta më vonë, në një hapësirë tjetër, kryeministri i vendit do të pohonte se kishte një lloj mosakordimi të strukturave të ndihmave dhe mënyrës e ku shkonin ato, por kjo sipas tij ishte sepse ende këto struktura ishin shumë të pakta se sasia e madhe e ndihmave që po vinin në Shqipëri. Dhe, kjo kuptohet se është pozitive. Kjo e fundit mbase është kthesa e parë ndaj panikut.

Ajo që të vjen ndërmend në këto situata është që së pari duhet t’i vihet fre spekulantëve të ndryshëm dhe sidomos një pale të njerëzve që përhapin panik për interesa meskine (Ata që e bëjnë me qëllim realisht duhet të ketë penalitete). Është e vërtetë se situata me goditjet e njëpasnjëshme të tërmeteve po shkakton një lloj pasigurie dhe frike, por nga ana tjetër ajo edhe mund të justifikohet, teksa për spekulantët dhe ata që do të shfrytëzojnë momentet e vështira me ndihmat meritojnë ndëshkime. Shqipëria kaloi disa situata të tilla, në fillim të viteve ’90, pastaj me ngjarjet e dhimbshme që kulmuan me ardhjen e kosovarëve dhe me përmbytjet e problematika të tjera, në vitet në vazhdim, shumë më të vogla.

Në të gjithë situatat, Shqipëria i ka njohur fytyrat e spekulantëve dhe sesi një pjesë e tyre dolën të pasur nga situata të tilla, por në një rast të tillë realisht duhet t’u vihet fre. Fillimisht nga vetë qytetarët, që duhet të jenë shumë cinikë dhe me njerëzit e panikut dhe sidomos me një palë që qesëndisin për masat e marra, për përfoljen e banesave etj. Do ketë instanca dhe kushte për ata që i krijuan dhe i konstruktuan këto ndërtesa, që rezultuan kaq të dobëta. Dhe, jemi të pafuqishëm para fenomeneve të tilla natyrore, por jemi të fortë nëse jemi bashkë për të ndihur njëri-tjetrin ta kalojmë këtë tmerr. Ndaj, t’i shpëtojmë panikut, stop spekulantëve.

(Javanews)

 

Next Post
Angela Martini solidarizohet me të prekurit nga tërmeti, strehon një familje

Angela Martini solidarizohet me të prekurit nga tërmeti, strehon një familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

November 1, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

November 1, 2026
“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

November 1, 2026
Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In