• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ti nuk merr vesh nga këto gjëra”, ballafaqimi për virgjërinë e nuses që helmoi vjehrrën

by A R
11/07/2017 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nipi im, Donaldi është tepër i zhgënjyer nga martesa e tij dhe nuk do t’i kthehet më asaj.

Ai është kthyer nga Greqia që t’u qëndrojë afër prindërve të tij. Ishte e rëndë ajo që ndodhi.

Për më tepër që gjatë ballafaqimit me njerëzit e nuses, ia hodhën gjithë fajin atij.

Nipi ngulte këmbë se nusja nuk ishte e virgjër e që natën e parë të martesës kishte hedhur jod në çarçafë, krushqit ngulnin këmbë se vajza e tyre ishte e virgjër dhe se dhëndri nuk merrte vesh nga këto gjëra”.

Kështu u shpreh dje Ilir Stafa, xhaxhai i 20-vjeçarrit Donald Stafa nga fshati Milaq i Shijakut.

Ai tha për “Gazeta Shqiptare”, se ka qenë dëshmitar në ballafaqimin mes dy krushqive që akuzojnë njëra-tjetrën.

Familja Stafa akuzoi nusen Elda Tanushi se helmoi vjehrrën, duke i hedhur helm kundër insekteve në gotën e kosit dhe se ajo kishte lidhje jashtëmartesore, ndërsa 19-vjeçarja akuzoi vjehrrin për përdhunim.

Ndërkohë, vetë Donald Stafa ka pohuar se gjithçka mes tij dhe Eldës ka marrë fund, pasi ai nuk e fal tentativën e saj për të helmuar nënën e tij.

“Unë u martova me Eldën me shkuesi dhe pa u njohur mirë me njëri-tjetrin.

Ne nuk arritëm ta duam njëri-tjetrin në këtë martesë të sforcuar.

Elda nuk ishte e virgjër.

Për t’u dukur e tillë, ajo derdhi një shishe me jodio në çarçafë dhe kur e pyeta se çfarë është kjo, m’u përgjigj se ti nuk merr vesh nga kjo punë”, tha 20-vjeçari.

Ndërsa, prindërit e këtij të fundit pohuan dje për “Gazeta Shqiptare” se Donaldi ka pasur kontakte shumë të rralla me bashkëshorten e tij, e cila nuk i afrohej.

Pas kthimit nga Greqia ku emigroi më 14 maj të këtij viti, Donald Stafa i është kthyer jetës së tij të dikurshme në fshat, si bari.

Familja e tij është shumë e varfër.

Next Post
Pamje të rënda / Autobusi fluturon në ajër dhe shtyp 5 makina

Pamje të rënda / Autobusi fluturon në ajër dhe shtyp 5 makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvërneci, vetëm një shkëndijë? Pse po shmanget kauza që e globalizoi protestën e Tiranës!

Zvërneci, vetëm një shkëndijë? Pse po shmanget kauza që e globalizoi protestën e Tiranës!

June 10, 2026
Zgjimi qytetar i Shqipërisë

Zgjimi qytetar i Shqipërisë

June 10, 2026
I akuzuar për korrupsion, ish-drejtori i PD Gazmend Sallaku i bashkohet ‘revolucionit të flamingove’

I akuzuar për korrupsion, ish-drejtori i PD Gazmend Sallaku i bashkohet ‘revolucionit të flamingove’

June 10, 2026
JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

June 10, 2026
Krijohet “Besëlidhja e Tiranës”, studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Krijohet “Besëlidhja e Tiranës”, studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

June 10, 2026
Protestuesit bllokojnë kryqëzimin te ish-hotel “Dajti”, automjetet detyrohen të kthehen pas

Protestuesit bllokojnë kryqëzimin te ish-hotel “Dajti”, automjetet detyrohen të kthehen pas

June 10, 2026
VIDEO/ “Berisha në burg!”, të rinjtë e FRPD-së përplasen me protestuesit para Kryeministrisë

VIDEO/ “Berisha në burg!”, të rinjtë e FRPD-së përplasen me protestuesit para Kryeministrisë

June 10, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore

June 10, 2026
“Epsteini” ynë

PD nuk po e përçan protestën, por po e përthith atë

June 10, 2026
Sekuestrohet kokainë dhe diamante në portin e Durrësit, si u tentua kontrabanda nga Italia në Shqipëri, dështon skema

Sekuestrohet kokainë dhe diamante në portin e Durrësit, si u tentua kontrabanda nga Italia në Shqipëri, dështon skema

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In