• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thonë një fjalë, andej nga bregu…

by Artur Ajazi
08/06/2023 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

“Lumi që mori Vunonë, pse nuk mori dhe Qeparonë”. Eshtë fjalë e urtë bregdetase, që popullsia e zonave Jugperëndimore e vendit e përdor nuk ka dhe kalon situata të sikletshme. Ajo që po ngjet në Partinë Demokratike (në fakt në Partitë Demokratike) të Berishës dhe Bashës, ngjet si dy pika uji me situatën e paravitit 1941, kur grupet komuniste (i Korçës, i Zjarrit, i Shkodrës, i Të Rinjve) ziheshin mes tyre, kush do të kishte “komandën e drejtimit të një force të vetme politike në Shqipëri”.

E kujtojmë të gjithë se si vajti puna e asaj partie. Në PD sot, ka jo 1, por 11 rryma të ndryshme, që u shërbejnë Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Kush mendonte se “Luli ishte më paqësor se Saliu”, u bind për të kundërtën tek panë “blindimin” e dyerve të selisë, apo dhe mësymjen e “ushtarëve” të Foltores tek u kacafytën me ata të Bashës. Duke thyer rregullat e një bashkëjetese politike brënda një partie, duke thyer të gjitha nenet e Statutit të PD, dyshja Berisha-Basha, ka vendosur ta shkatërrojë nga themelet atë forcë politike.

Ngjarja e fundit e fyerjes dhe dhunimit të deputetëve “antibashë”, tregoi shkallën më të acarueshme të një situate e cila nuk jep shanse për ribashkim, apo dhe “rithemelimin” e PD. Dy ish-kryetarët, po mundohen me çdo formë dhe skenar të rizgjidhen në postet e drejtimit të partisë me rrugë të paligjshme, duke thyer çdo normë statutore.

Ikja e Berishës, rikthimi dhe “rizgjimi” i tij pas marrjes “non-grata” nga SHBA, akuzat e ndërsjellta mes tij dhe Bashës, përplasja mes grupimeve “të të fortëve”, tregon qartë se, PD nuk ka gjasa të shkëputet kurrë nga e shkuara. Basha, njeriu për të cilin shumë mendonin se “bëri gjënë e duhur me largimin”, vendosi të rikthehet.

Madje duke mundur të ozurpojë sërish shumicën e kryesisë së PD zyrtare, edhe pse mori kundërshtimin e shumicës së deputetëve dikur mbështetës. Në degët dhe bazën e asaj partie, nuk gjen sot asnjë anëtar apo militant mbështetës të besojë se, “rikthimi i Berishës, apo më keq akoma, rikthimi i Bashës, të jetë mundësia e ardhjes së PD në pushtet”.

Duke parë reagimet inatçore që vijnë nga shtabet e dy ish-kryetarëve, bindesh se “e ardhmja e asaj partie mbetet edhe më e zymtë në 2025”. Kush nuk e ka kuptuar se, PD ka mbaruar së funksionuari politikisht, shumë shpejt do të bindet kur të shikojë shkatërrimin e saj në zgjedhjet e ardhshme.

Next Post
Situata në PD, Salianji sulmon Bashën: Kërkon të rikthehet, sepse aty ka mbetur vula dhe paratë

Situata në PD, Salianji sulmon Bashën: Kërkon të rikthehet, sepse aty ka mbetur vula dhe paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

February 26, 2026
LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

February 26, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

February 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Çfarë nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD?

February 26, 2026
Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In