• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja e Nikollë Lesit për Berishën: E ktheve PD-në në gazin e botës, tani largohu sa më parë se nuk e mund dot kurrë Ramën

by Java News
25/09/2023 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikoll Lesi shkruan se pas humbjes edhe në Kukës, pas skandalit seksual të Safet Gjicit, Sali Berisha duhet të largohet, pasi nuk e mund dot kurrë Edi Ramën.

“Opozita, por kryesisht PD, është në ditët e saj më të errëta të historisë së saj. Sherre, rrahje me njeri tjetrin, gjyqe, dajak; me pak fjalë janë bërë gazi i botës dhe po turpërojnë çdo demokrat që ka sakrifikuar në këto 32 vite.

Nuk po analizojmë fajin nëse e ka Sali Berisha apo Lulzim Basha, pasi shumicën e demokratëve e ka Saliu, por kjo nuk mjafton për të rrëzuar Edi Ramën.

Me 14 maj Berisha mori një rezultat katastrofal në bashkitë e vendit. Natyrisht që e luftuan dhe e prenë në besë me vulën dhe emrin e PD, por kur krijon besim dhe shpresë, njerëzit të vijnë pas teje edhe pa sigël. Mjafton emri Sali Berisha që të mbushej kutia e votimit, por votuesit nuk kanë më besim se Berisha i kthen në pushtet e ndaj shkojnë pas pushtetit të kryeministrit Rama. Ose nuk dalin fare në votime.
Shansi i fundit për Berishën ishin zgjedhjet e parakohshme në Kukës, një bastion historik demokrat dhe pas një skandali seksual, ku socialistët do ta kishin të vështirë të bënin fushatë. Por fatkeqësisht për opozitën, për demokracinë, prapë Berisha humbi zgjedhjet, pasi duket trendi në Kukës në këto momente. Aqsa nxori edhe kryeministrin Rama të shkruante në facebook, akoma pa mbaruar numërimi.

Ja se çfarë shkruan Edi Rama: “Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”, u shpreh Rama.

Me Kukësin, Sali Berisha, humbi çdo të drejtë për drejtimin e opozitës. Ai më mirë ti përkasë historisë, sepse ka bërë histori, dhe të mos mbetet monopatëve të politikës duke u tërhequr zvarrë nga Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ai duhet në opozitë, por jo si drejtues. Berisha ka fuqi elektorale, por jo sa të rrëzojë Edi Ramën.

Berisha ka shansin e largimit pa turp nga politika direkte, duke gjetur forma për një përbashkim tjetër demokratësh dhe lider të ri në PD e vertetë”, shkruan ai në gazetën e vet./m.j

Next Post
FOTOT/ Zbulohen faturat, Berisha del bllof! Kavaja, Bashkia që drejton bashkë me Metën, ka kryer të gjitha pagesat për inceneratorin

"Vranë politikisht veten dhe ..."/ Elezi: Për humbjen e Bashkisë Kukës janë fajtorë Berisha dhe Meta

Comments 1

  1. Shqiptari i vërtetë says:
    3 years ago

    O Nikoooollë!!! Lëre Berishën dhe PD të marrë edhe 30% të votave! Nuk është problemi yt ky. Pse e kërkoni mundjen e Ramës vetëm tek Berisha dhe PD?!!! Ju vetë, që bëni gam-gam-gam si qentë pekinezë nëpër studio televizive, gazeta e portale, a keni bythë të krijoni të gjithë së bashku një parti politike, të fitoni besimin e popullit dhe të merrni të paktën 20% të votave???!!!! Apo duke shkruar dhe deklaruar idiotësira dhe palaçiollëqe të tilla besoni se do të lëpini ndonjë kockë a ndonjë tender nga qeveria!!!???

    Reply

Leave a Reply to Shqiptari i vërtetë Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

April 3, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Plagosja me thikë në Shkodër, zbardhet identiteti i të riut të përfshirë

April 3, 2026
Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

April 3, 2026
Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

April 3, 2026
Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In