• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“The Telegraph”: Me hashtagun ‘Luiz Ejlli’ kontrabandistët tentojnë të tërheqin emigrantët. Çmimi për të kaluar kanalin drejt Britanisë është ulur në 3 mijë paund

by Java News
07/04/2023 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrabandistët shqiptarë kanë ulur çmimet për emigrantët që duan të kalojnë kanalin për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Kështu shkruan “The Telegraph”, e cila në një shkrim të publikuar sot thotë se “çmimin e kanë ulur në 3 mijë paund”. Kjo edhe për të kundërshtuar efektin frenues të planeve të qeverisë britanike.

Por pavarësisht uljes së çmimit, kontrabandistët vazhdojnë të përdorin platformat e mediave sociale, sic është Tik Tok për të bërë reklamime.

“Bandat pretendojnë se kushdo që arrin nuk do të deportohet në Shqipëri dhe ka të ngjarë të lirohet brenda 48 orëve në një përpjekje për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për të anuluar legjislacionin e saj të ri sipas të cilit kushdo që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të deportohet në një vend të tretë si Ruanda”, shkruan gazeta britanike.

Zyra e Brendshme ka prezantuar gjithashtu fluturimet javore të dëbimit në Shqipëri që nga dhjetori kur Rishi Sunak nënshkroi një marrëveshje të shpejtë largimi me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Rreth 500 shqiptarë që kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe janë kthyer që nga fundi i vitit të kaluar.

Moti i përmirësuar këtë javë bëri që 437 migrantë të kalojnë Kanalin me varka të vogla të mërkurën, numri më i lartë në një ditë të vetme deri më tani këtë vit.

“Bandat e kontrabandës së njerëzve po përdorin emrin me hashtag të Luiz Ejllit, një prej personazheve të Big Brother VIP në Shqipëri, në përpjekje për të çuar trafikun në faqet e tyre në TikTok”, raporton “The Telegraph”.

Duke përdorur #luizejlli, një reklamë në TikTok në fillim të kësaj jave përdor një foto në sfond të një varke shpëtimi që zbarkon emigrantët e shpëtuar nga Kanali në Dover dhe u thotë klientëve: “Për të gjithë shqiptarët që janë në Francë. Kontaktoni DM. Çmimi 3000 £. Kalimi nesër.”

I pyetur nga një gazetar i fshehtë shqiptar se cili ishte çmimi për dy të rritur dhe një fëmijë gjashtë vjeç, anëtari i bandës u përgjigj: “6000 £, falas për fëmijën. Pagesa në mbërritje.”

I pyetur për mundësinë e deportimit në Shqipëri, kontrabandisti i njerëzve tha: “Askush nuk do t’ju kthejë në Shqipëri. Ata do t’ju mbajnë vetëm 48 orë në paraburgim dhe më pas do t’ju dërgojnë në hotele./m.j

Next Post
Gëzimi i dikurshëm i Andrea Stefanit dhe mjerimi i gazetarisë ekonomike

Gëzimi i dikurshëm i Andrea Stefanit dhe mjerimi i gazetarisë ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanye West dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Tabaku akuzon qeverinë për prioritetet e buxhetit

Kanye West dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Tabaku akuzon qeverinë për prioritetet e buxhetit

July 8, 2026
Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

“Si Trump koordinoi me ekipin e sigurisë sulmet ndaj Iranit”, CNN nxjerr prapaskenat nga Turqia

July 8, 2026
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në BE”, zbardhet deklarata e Ballës në Strasburg

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në BE”, zbardhet deklarata e Ballës në Strasburg

July 8, 2026
Trump flet për SHBA-në, armët dhe të ardhmen e Aleancës, ja çfarë ndodhi brenda takimit me dyer të mbyllura të NATO-s

Trump flet për SHBA-në, armët dhe të ardhmen e Aleancës, ja çfarë ndodhi brenda takimit me dyer të mbyllura të NATO-s

July 8, 2026
Zyrtare/ Trajneri Daliç largohet nga Kroacia, pasardhësi i tij një tjetër legjendë!

Zyrtare/ Trajneri Daliç largohet nga Kroacia, pasardhësi i tij një tjetër legjendë!

July 8, 2026
Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

July 8, 2026
Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Trump rrit tensionet me Teheranin, paralajmëron rikthimin e bllokadës: Mund të godasim Iranin sonte

July 8, 2026
Pas samitit të Ankarasë, Meloni zbulon qëndrimin e Italisë për NATO-n, Trumpin, Iranin dhe Ukrainën

Pas samitit të Ankarasë, Meloni zbulon qëndrimin e Italisë për NATO-n, Trumpin, Iranin dhe Ukrainën

July 8, 2026
Trump i jep dritën jeshile Ukrainës për të prodhuar raketat Patriot, zbardhen detajet nga takimi me Zelenskyn

Trump i jep dritën jeshile Ukrainës për të prodhuar raketat Patriot, zbardhen detajet nga takimi me Zelenskyn

July 8, 2026
Buxheti për mbrojtjen arrin në 69.2 miliardë lekë, Malaj: Shqipëria vijon të përmbushë angazhimet në NATO

Buxheti për mbrojtjen arrin në 69.2 miliardë lekë, Malaj: Shqipëria vijon të përmbushë angazhimet në NATO

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In