• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjeopolitika e BE përkundrejt burokracisë

by Roland Lami
21/05/2026 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Raporti i fundit i IBAR-it duket se po konfirmon një realitet të ri politik ai që integrimi europian i Shqipërisë po ndikohet sot më shumë nga zhvillimet gjeopolitike sesa nga meritokracia apo ritmi real i reformave të brendshme. Lufta në Ukrainë, tensionet në lindjen e mesme dhe frika e destabilizimit në Ballkanin Perëndimor siç janë ngjarjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, kanë rikthyer zgjerimin e BE-së si një nevojë strategjike. Siç shprehej Jean Monnet, “Europa ndërtohet përmes krizave”, dhe duket se pikërisht krizat po e shtyjnë sot Europën drejt një qasjeje më të hapur ndaj Ballkanit.

Ndryshe nga periudhat e mëparshme, procesi i integrimit nuk duket të varet vetëm nga sjellja e aktorëve politikë shqiptarë. Për fatin e qytetarëve, por edhe për fat të keq të elitave lokale të cilat shpesh kanë bërë gjithçka për ta zvarritur apo bllokuar pavarësisht propogandës në publik, pesha kryesore po zhvendoset nga performanca e brendshme te interesi strategjik i BE-së për ta mbajtur rajonin të ankoruar në Perëndim. Kjo shpjegon edhe gatishmërinë më të madhe të Brukselit për të avancuar negociatat me vende si Mali i Zi apo Shqipëria, pavarësisht problematikave që vazhdojnë të mbeten të pranishme.

Në këtë klimë po forcohet bindja se vendet tona reformohen më shumë nën presionin dhe monitorimin e institucioneve europiane sesa nga një vullnet i qëndrueshëm i brendshëm. Politologu Frank Schimmelfennig e përkufizon këtë logjikë kur shprehet se “fuqia transformuese e Bashkimit Europian funksionon kryesisht përmes kushtëzimit”. Pra, reformat shpesh nuk burojnë nga bindja e elitave politike lokale, por nga nevoja për t’iu përshtatur kërkesave dhe interesave strategjike të BE-së. Në këtë kuptim, stabiliteti gjeopolitik duket se po merr përparësi ndaj perfeksionit institucional.

Edhe brenda Bashkimit Europian, zërat euroskeptikë duken se dëgjohen më pak se më parë. Frika nga fragmentimi dhe kërcënimet e jashtme po i shtyn vendet anëtare të gjejnë më shumë kohezion dhe të lënë mënjanë një pjesë të interesave individuale apo agjendat e partivë nacionaliste të cilat jo pak raste kanë ndikuar vendimmarrjen në vendet respektive.

Në sfondin e këtij realiteti të ri, Bashkimi Europian duket se po rikthen një logjikë që për vite me radhë ishte zbehur nga burokracia dhe skepticizmi i brendshëm, idea se Europa është para së gjithash një projekt politik. Përballë pasigurive globale, zgjerimi po perceptohet jo vetëm si investim për stabilitetin e Ballkanit, por edhe si mekanizëm mbrojtës për vetë arkitekturën politike dhe strategjike të kontinentit. Europa sot është kthyer te texa e artikuluar nga Zbigniew Brzezinski, i cili shprehej: “Gjeopolitika është arti i menaxhimit të interesave strategjike në një botë të paqëndrueshme.” pikërisht kjo logjikë duket se po udhëheq sot qasjen e Europës ndaj Ballkanit Perëndimor.

Next Post
Rusia dhe Kina dënojnë SHBA-në për padinë ndaj ish-liderit kubanez

Rusia dhe Kina dënojnë SHBA-në për padinë ndaj ish-liderit kubanez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com