• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

The Economist: Si ka ndryshuar mënyra e komunikimit mes nesh?

by Ardit Rada
28/08/2020 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjatë viteve të fundit, mënyra e komunikimit tonë ka pësuar një revolucion. Kufijntë fizikë janë shembur, duke e bërë çdo cep të botës lehtësisht të aksesueshëm me një klik. Ndërkohë dhe Pandemia e Covid-19 i ka dhënë një shtysë këtij ndryshimi duke zhvendosur shumë individë dhe kompani drejt punës online.

Në këtë kuadër, The Economist organizoi një event online, të mbështetur nga Misioni Winnow, ku disa nga ekspertët e teknologjisë na mësuan më shumë se si lidhemi me njëri-tjetrin, si po ndryshon dhe çfarë do të thotë kjo për speciet më të shoqërueshme në planet.

Sipas Marian Salzman Zv Presidente e Komunikimit në Philip Morris, ajo që kemi mësuar është shmangia e asaj që ne nuk duam të dëgjojmë. Të mësuarit e distancimit do të jetë hapi tjetër i rradhës .

“Ne kemi ardhur në atë moment kur mund të dëgjojmë atë që duhet të dëgjojmë, ne mund të arrijmë të marrim pjesë në biseda që kanë rëndësi për ne. Këtu janë vetëm dy zgjedhje për të qenë të pranishëm ose të mungojmë për sa kohë që ekzistojnë dy mundësi online ose offline. Kjo do të jetë pjesë e normalitetit të ri.”

Potenciali i realitetit virtual është diskutuar shumë, duke shndërruar mënyrën se si lidhemi me njëri-tjetrin, si dhe bashkëveprojmë me mjedisin tonë fizik. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e teknologjisë po parashikojnë një të ardhme ku komunikimi holografik bëhet kufiri i ri.

Ekspertët folën dhe për polarizimin e zhurmës që vjen nga media sociale dhe kanale të ndryshme komunikimi.

Polly Curtis,  ish-redaktore në Tortois Media përmendi se “Njerëzit po zgjedhin pikëpamjet e tyre dhe nuk janë të hapura për sfida. Tani ne kemi përgjegjësinë për të kuruar jetën tonë, çfarë media sociale të ndjekim dhe çfarë të ndjekim në mediat sociale dhe të dëgjojmë njerëzit me të cilët jemi dakord dhe njerëzit me të cilët nuk jemi dakord; është një punë e jashtëzakonshme kuruese. Tani është e rëndësishme të menaxhojmë informacionin që po marrim nga të gjitha vendet e ndryshme “.

Megjithatë, ndryshimi i shpejtë në mënyrën se si ne lidhemi me njëri-tjetrin ka mangësitë e tij. Ekspertët shqetësohen për ndikimin e përdorimit të ekranit dhe mediave sociale, i cili është më i rëndësishëm se kurrë dhe për më të moshuarit. Siç tha Salzman, “në ditët e sotme njerëzit e moshuar ndjejnë një presion të konsiderueshëm për të fituar aftësitë teknike që duhet të kenë dhe të jenë në gjendje të përdorin të gjitha këto mjete. Unë mendoj se ata janë më të pakënaqurit, sepse nuk ndjehen të socializuar në jetën e tyre ”.

E pyetur në lidhje me industrinë e duhanit, e cila nuk është si industritë e tjera që mund t’i afrohen lehtësisht klientëve të tyre përmes mediave sociale, duke folur nga perspektiva e Philip Morris, Marian Salzman theksoi se: “Ne nuk mund të lidhemi me konsumatorët tanë dhe korporatat tona kanë kufizime të ndryshme në vende të ndryshme, por ne kurrë nuk i vendosëm produktet tona në radhë të parë. Ajo çfarë po bëjmë tani është krijimi i vetëdijes për reduktimin e dëmit, metodologjitë e reja shkencore dhe ne kërkojmë nga njerëzit të bashkëveprojnë me ne për ndryshimet që kemi bërë në këto dekadat e fundit ”.

Ajo këshillon që në situata si kjo, të gjithë duhet të bëhemi më kreativë, më të zgjuar dhe më të ndjeshëm në mënyrë që të ndajmë mesazhet. “Nëse jeni pjesë e një industrie të ndjeshme, duhet të merrni pjesë në dialog dhe ajo që është më e rëndësishme është të dëgjoni ato që thonë njerëzit e tjerë”, tha Salzman.

Next Post
Rritja e shifrave me COVID-19, Kosova shton numrin e “bluzave të bardha” hapet dhe një spital tjetër për pacientët e infektuar

Bie numri i viktimave në Kosovë: 119 raste të reja dhe një pacient ka ndërruar jetë nga koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

October 27, 2026
Shërbimi më i madh që Berisha i bën Edi Ramës

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

October 27, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

October 27, 2026
“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

October 27, 2026
E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In