• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

The Economist shpjegon rëndësinë e Panama Papers

by Java News
06/04/2016 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Benjamin Franklin nuk kishte dëgjuar për Mossack Fonseca, kur ai tha se “asgjë nuk është e sigurt, përveç vdekjes dhe taksave”.

Firma ligjore me bazë në Panama mund ta kishte ndryshuar mendjen e tij. Mossack është në qendër të një skandali të madh fiskal dhe pastrimit të parave, që po vjen në dritë me të ashtuquajturën “dokumentat e  Panamasë”.

Çfarë saktësisht janë këto dokumente dhe pse ata kanë rëndësi, shpjegon The Economist?

Kompani të tilla si Mossack janë të specializuara për të ndihmuar të huajt të fshehin pasurinë. Klientët mund të duan të mbajnë paratë larg nga gratë me të cilat do divorcohen së shpejti, të shmangin sanksione, të pastrojnë paratë, ose të shmangin taksat.

Mjetet kryesore për ta bërë këtë janë kompani anonime guacka (të cilat ekzistojnë vetëm në letër) dhe llogaritë përtej detit në parajsat e taksave (të cilat shoqërohen me ruajtje të sekretit bankar dhe mjedis me taksa të ulëta). Këto struktura fshehin identitetin e pronarit të vërtetë të parave, duke i kanalizuar në juridiksione të tilla si Panama.

Por autoritetet (dhe ish-gratë e pakënaqura) vetëm sa kishin bërë pak pushim. Mbi 11 milion dokumente kanë rrjedhur nga zyrat e fshehta të Mossack. Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ) këtë fundjavë doli në publik me të gjetjet e tij se firma kishte, me dashje ose pa dashje, ndihmuar klientët të shmangnin tatimin, të pastronin para, ose të maskonin origjinën e tyre.

Më e habitshme se metodat e tyre, të cilat janë të njohura, ishte shkalla e aktivitetit dhe njerëzit e përfshirë. 2.6 terabyte të dhëna mendohet të përmbajnë informacion në lidhje me 214,500 kompanitë në 21 juridiksione përtej detit dhe emrat e më shumë se 14.000 ndërmjetës (të tilla si bankat dhe firmat e ligjit), me të cilët thuhet se ka punuar firma ligjore. Edhe pse në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se të gjitha këto janë kriminale ose kanë punuar në hije, shembujt e parë publike kanë përbërë lajm.

Në listë janë njerëz si presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili premtoi se do të shiste interesat e tij të biznesit me marrjen e detyrës. Ai duket se ka transferuar vetëm asetet në një guackë përtej detit. Krerë të tjerë të qeverisë, ai i Rusisë, Vladimir Putin dhe Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson janë të dyshuar se kanë fshehur pronësinë e aseteve përtej detit duke i vënë ata në emrat e miqve apo të afërmëve. Mossack mohon çdo keqbërje, ashtu si z Gunnlaugsson. Një zëdhënës i zotit Putin ka denoncuar akuzat si një rast  i “Putinofobia”.

Pas cilësimeve fillestare dhe turpit, do të bëhet më e qartë në javët e ardhshme se cilët i kanë përdorur këto struktura për arsye të dyshimta.

Ndërsa shembuj të industrisë përtej detit, që kanë mundësuar diktatorët, terroristët dhe kartelet e drogës (me të drejtë) do të tërheqin pjesën më të madhe të vëmendjes, do të ishte një turp nëse elemente të tjera do të shpëtojnë.

Industria globale e ofruesve të shërbimeve, të cilat shesin sekretin financiar për ata që mund të përballojë atë, në disa raste vetëm sa i ka vënë festen mby sy politikave tatimore të hartuara dobët.. Rreth 8% e pasurisë botërore ($ 7.6 trillion sipas Gabriel Zucman, ekonomiste) ndodhet në llogari përtej detit, shumica e të cilës e vendosur në mënyrë të përkryer me ligj.

Por e ligjshme apo jo, gazetat që janë duke u nisur nga rasti i Mossack dhe të ngjashme si ai do të arrijnë një akord. Ata janë në një mendje me idenë mbizotëruese: ka një shkëputje themelore mes elitave globale dhe pjesës tjetër, për të cilët taksat janë aq të sigurta sa vdekja.

Monitor

Next Post

Vlorë/ Vetëvritet duke u hedhur nga pallati 29-vjeçari, vuante nga depresioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In