• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

by A R
10/08/2025 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Richard Grenell e ka konsideruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si “peng” të Gjykatës Speciale në Hagë. Në intervistën për mediat kosovare, Grenell tha se kjo gjykatë është një “njollë e madhe për europianët” për faktin që ish-krerët e UÇK-së po mbahen mbi pesë vjet në paraburgim.

“Ky nuk është një sistem i drejtë i drejtësisë. Kur mbani dikë për kohë kaq të gjatë në burg me akuza të çmendura politike, kjo tregon ndjekje politike penale që europianët po i bëjnë. Po ndodh njësoj si ajo që e majta amerikane po i bën Trump-it. Është i njëjti person, Jack Smith, i besuari i Joe Biden-it. Dhe pasi ia ka bërë këtë Hashim Thaçit, Bideni e ka marrë për ta ndjekur edhe Trump-in. Është i njëjti grup njerëzish që ndërmarrin ndjekje politike në Evropë. Kjo është e tmerrshme ndaj duhet ta dëgjoni Edi Ramën. Edhe në uvropë po thonë se kjo është e papranueshme. Nëse doni një sistem të drejtë, kjo është tmerrësisht e gabuar”.

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump u bëri thirrje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit të veprojnë për ta mbrojtur Kosovën, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me Thaçin si individ.

“Kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e Thaçit si individ, por me mbrojtjen e Kosovës. Duhet të rikthehet sovraniteti gjyqësor dhe të tregojmë se Kosova ka sistemin e vet për drejtësi. Askush nuk po thotë që të hidhen automatikisht aktakuzat, por të mos gjykohemi nga ndërkombëtarë. Një ditë është Hashim Thaçi, nesër mund të jenë ata”.

Grenell kritikoi edhe qasjen politike te Kurtin ndaj dialogut me Serbinë.

“Pse ta mbajmë këtë dialog të pafund që ‘ju duhet të më pëlqeni mua dhe unë juve’? Të rinjtë duan vende pune. Zgjidhjet politike vijnë përmes zhvillimit ekonomik, kur njerëzit kanë shpresë dhe të ardhme”.

Grenell përjashton rikthimin e “korrigjimit të kufijve” në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik, si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Fokusi i administratës në Uashington mbetet zhvillimi ekonomik si çelës për zgjidhjen e konflikteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”

Grenell vlerësoi edhe protestën e mbajtur kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si inkurajuese.

Next Post
Analiza/ Marrëveshja amerikane ndryshon ekuilibrat në Kaukaz, Irani e Rusia mund të jenë humbëset

Analiza/ Marrëveshja amerikane ndryshon ekuilibrat në Kaukaz, Irani e Rusia mund të jenë humbëset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In