• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë si dy vende sovrane dhe të pavarura

by Ardit Rada
07/05/2020 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka rikonfirmuar se Kosova është për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje finale mes dy shteteve.

Këtë komente presidenti Thaçi i bëri gjatë një konference për media ku bëri të njohura çështjet të cilat u ngritën një ditë më parë në takimin e Samitit të Zagrebit, i cili për shkak të pandemisë së koronavirusit, u zhvillua në mënyrë virtuale dhe jo në kryeqytetin kroat.

“Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian. Dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë mes dy vendeve sovrane dhe të pavarura, këto realitete nuk mund t’i ndryshojë askush”, tha Thaçi.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi qeveria e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, vendosi tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka hequr tarifën ndaj mallrave serbe, mirëpo e ka vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, gjë që ka ngjallur reagimin e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë kërkuar shfuqizimin pa kushte të tarifës. Bashkimi Evropian e ka mirëpritur heqjen e tarifës dhe nuk e ka komentuar vendosjen e masës së reciprocitetit. Në aspektin e liberalizimit të vizave, presidenti Thaçi tha se ju ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së, se duhet të lëvizin më shpejt në këtë çështje.

Sipas tij, Kosova padrejtësisht po mbahet e izoluar, dhe ky theksoi Thaçi, është një ndëshkim i padrejtë ndaj qytetarëve dhe Kosovës.

“Kosova si shteti me pro-evropian në rajon meriton trajtimin me të shpejt më të përgjegjshëm dhe më vendimmarrës nga ana e BE në veçanti sa i përket nevojës dhe meritës së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, pra vendimin e menjëhershëm për liberalizimin e vizave për Kosovën, sepse kjo vonesë vetëm sa po zbeh autoritetin dhe besimin kosovar në raport më vendimmarrjen në Bruksel”, tha mes tjerash ai.

Presidenti i Kosovës, po ashtu tha se u ka bërë thirrje pesë vendeve të bllokut evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta njohin shtetësinë e saj./REL

/e.rr

Next Post
E kupton ç’po thua dhe ç’po bën Lulzim?

E kupton ç’po thua dhe ç’po bën Lulzim?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In